19:34 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rezultatet e Sondazheve, Oketa sulmon PD e PS: Po godasin zgjedhjet

13:46 | 08/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rezultatet e Sondazheve, Oketa sulmon PD e PS: Po godasin zgjedhjet

Gazmend Oketa, i pari i listes se FRD-së në Tiranë nuk ka lënë pa reaguar rezultatet e sondazhit.Oketa iu bën thirrje  shqiptarëve të mos  mos i lënë fatet e tyre dhe të fëmijeve të tyre në dorën e militanteve.

Oketa sulmon PD dhe PS duke i akuzuar se po godasin zgjedhjet.

REAGIMI:

Të dashur Miq,
Më pak se tre javë përpara ditës së zgjedhjeve parlamentare sondazhet tregojnë se është rritur numri i qytetarëve që kanë vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhje. Një javë më parë ishin 26% tani kanë arritur në 33.7% ose një në tre votues. Kudo në botën demokratike ndodh e kundërta, – sa më shumë afrohen zgjedhjet aq më shumë rritet interesi për pjesëmarrjen në zgjedhje. Në Shqipëri kjo nuk ndodh, – sepse mënyra sesi Rilindja apo Republika e Re po e orientojnë fushatën është demotivuese dhe kërcënuese. Prej më shumë se një jave dy partitë kryesore, në marrëveshje me njëra tjetrën, janë duke thënë se rezultati është para-vendosur, se gjithçka është fasadë dhe nuk ka vlerë. Ata janë duke ushtruar presion mbi qytetarët votues kundër tyre, duke demotivuar votën kundër sistemit të korruptuar 2+1 partiak, duke demotivuar qytetarët që mendojnë me mendjen e tyre dhe jo me teserë apo vendin e punës, duke demotivuar votuesit e rinj dhe duke demotivuar shpresën se vota mund të sjellë ndryshime në Shqipëri. Kjo është një goditje e madhe për zgjedhjet, për demokracinë dhe përfaqësimin politik në Shqipëri. Është akuzë se sistemi oligark pasi ka marrë kontrollin e institucioneve, pronave, hapësirave publike dhe medias, do të marrë kontrollin edhe të demokracisë dhe të votës në Shqipëri.
Zgjidhja?
Unë jam në garë sepse ende besoj fuqishëm tek këshilla e një kritiku të shqoar amerikan, i cili thotë:
“Politikanët e korrptuar zgjidhen nga qytetarët e mirë që nuk votojnë”.
Për ata që kanë vendosur të refuzojnë votën dhe pjesëmarrjen unë i apeloj, –

Miq, heshtja juaj, ikja juaj nga votimi i fshehtë vetëm sa ndihmon ata që ju zhgënjyen që t’ju zhgenjejnë edhe më shumë në të ardhmen, ata që ju sunduan që t’ju sundojnë edhe më shumë në të ardhmen. Është koha të flisni me zë të lartë, të flisni me votën tuaj dhe jo ta delegoni vendimmarrjen tek pakica militante që më pas vendos për ju dhe fëmijët tuaj. Besoj se janë të shumtë qytetarët si unë që mendojnë se sa më shumë pjesëmarrje në zgjedhje, sa më shumë alternativa dhe programe, aq më mirë i bëhet demokracisë sot dhe aq më funksional e i ndershëm bëhet sistemi përfaqësues e vendimmarrës nesër.
Faleminderit. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: gazmend oketa
Pas

Tritan Kalo sulmon të rinjtë e LSI-së, kandidatja Kotani e Tiranës: Ne erdhëm për të të respektuar, pa menduar se do na përgojoje!

Para

Patozi komenton sheshin “Skënderbej”: Ia fusni kot, krijesa e Ramës me siglën e Lali Erit e ka një gjë të bukur

Para
Patozi kundër Berishës: Nuk e dua Metën në koalicion me PD-në. Është bashkëfajtore në katrahurën e vendit

Patozi komenton sheshin “Skënderbej”: Ia fusni kot, krijesa e Ramës me siglën e Lali Erit e ka një gjë të bukur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Modric zbarkon në Milano: Jam i lumtur, gati për këtë aventurë të re

Porosia e Kryeministrit Rama zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë, dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Drenovë / Aktivizohet një vatër e re zjarri, situata vështirësohet nga era e fortë

Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe

Situata në THETH, Sharka: Spektakël i shëmtuar, duam të kthejmë shqiptarët por po i detyrojmë të ikin

Tronditet Gjermania! I akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve dhe djegien e banesave të tyre, nis gjyqi për mjekun 40-vjeçar në Berlin

‘Kriminel, këtë nuk e ka bërë as Serbi në Kosovë’, shpërthen Kortoçi për aksionin e IMT në Theth

EMRAT/ Trafik droge nga Holanda, Gjykata e Brindisit dënon me 48 vite burg tre shqiptarë. Një 60-vjeçar kreu i grupit

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

Macron për shpenzimet e mbrojtjes: Evropa po përballet me kërcënimin më të madh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.