11:29 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rezultatet nga numërimi i votave në Maqedoninë e Veriut, Pendarovski drejt postit të presidentit

21:52 | 05/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rezultatet nga numërimi i votave në Maqedoninë e Veriut, Pendarovski drejt postit të presidentit

Maqedonia e Veriut do të ketë president të ardhshëm Stevo Pendarovskin pasi deri më tani nga 87.88% të  votave që janë numëruar kryeson me 52. 46%  përkundrejt kandidates Gordana Siljanovska që ka marrë 43.99% të votave deri më tani.

Mësohet se në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut kanë marrë pjesë rreth 800 mijë votues dhe pjesmarrja më e madhe ka qenë në komunat me pupollsi maqedonase.

Ndërkohë që deri më tani rreth 3.54% të votave kanë rezultuar të pavlefshme.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka dalë në një deklaratë para mediave duke falënderuar votuesit për mbështetjen që i dhanë idesë së konsualitetit theksoi se kjo ishte alternativa e vetme drejt NATO-s dhe BE-së. Ai i uroj Pendarovskit fitoren, por nga ana tjetër e porosit të bëj detyrën duke respektuar parimin e konsensualitetit.

“Fitorja e kandidatit tonë na hap rrugën drejt anëtarësimit të plotë të vendit në NATO. Por dhe na afron vendin tonë drejt fuqive të mëdha. Vendi ynë është i përgatitur dhe pret sa më parë bisedimet për anëtarësimin e vendit tone në BE. Do doja të falënderoja të gjitha shtabet zgjedhore që me sukses kanë udhëhequr këtë fushatë. Korrën fitore në zgjedhjet lokale në Dibër, një punë të shkëlqyeshme në rrethin e parë dhe një rezultat të jashtëzaskonshme në rrethin e dytë. E kemi pasur shumë të vështirë për të shpjeguar këtë koncept, konceptin e presidentit konsensual.

Jam i dëshpëruar me opozitën shqiptare me bojkotin që shfaqën sot. Nga ana tjetër falënderoj partitë shqiptare në pozitë. I uroj Pendarovskit fitoren dhe të respektojë kushtetutën dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Presidenti i ardhshëm të ketë parasysh vullnetin e qytetarëve  në respekt të kushtetutës së Republikës dhe të jetë pjesë e proceseve në përmbyllje të plotë të procesit të anëtarësimit në Nato por dhe hapjen e negociatave me BE-në. Pa hyrë në detaje, por nga të dhënat që më jep sektori analitik lëvizet prej 100 deri në 130 mijë vota që janë siguruar nga aktivistë tanë, nga votuesit shqiptarë”, tha Ahmeti.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: NUMERIMI I VOTAVESTEVO PERANDOVSKIZGJEDHJET PRESIDENCIALE NE MAQEDONI
Pas

Shpëtim Gjika tallet me Dritan Lelin: ‘Struci’ e fshehka kokën dhe zbulon b*thën kur u mbytka në ujë

Para

Përjashtimi Gareth Bale, Zidane zbulon arsyen

Para
Pasi la Realin, Zidane pa ‘prespektivë’: Jam shplodhur dhe nuk e di se çfarë do të bëj

Përjashtimi Gareth Bale, Zidane zbulon arsyen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në Shqipëri: 13 vatra të izoluar, por rreziku mbetet i lartë në disa qarqe

Aksident në Tiranë, dy të mitur me skuter përplasen nga automjeti

250 milionë dollarë ndihmë nga Banka Botërore për rindërtimin e Libanit pas luftës

Mortaja godet edhe Kukësin, tregjet nisin të mos pranojnë bagëti të imta

Trump: Zelensky një djalë i mirë, Putin tregoi sjellje pozitive në samit

Trump shpreh krenarinë për armëpushimin në Lindjen e Mesme

Asambleja e SEPCA-s në Berat, Proda: Bashkëpunimi policor rajonal, thelbësor për sigurinë

Tiranë / Megaoperacioni “Blloku 33” vazhdon, kapet një tjetër i kërkuar për drogë

Covid-19 ndalon përparimin e vaksinimeve, miliona fëmijë rrezikohen globalisht

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e “arrestit në shtëpi”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.