Sipas të dhënave të KQZ, kryeministri Edi Rama ka votuar në qendrën e votimit 1626 në Surrel tek shkolla e fshatit.
Rama, i 391-ti në listën e zgjedhësve në 25 qershor votoi paradite i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama.
Por si kanë votuar zgjedhësit në kutinë e votimit ku votoi edhe kryeministri Rama?
Nga të dhënat zyrtare të KQZ, PS ka marrë 61,30% të votave, e ndjekur nga PD me 23,85% të votave. Sipas votave, banorët e Surrelit kanë votuar si forcë të tretë PDIU me 7,11% e më pas LSI me 6,90%.
Këto janë rezultatet e dala nga kutia e votimit ku votoi të dielën kryeministri Rama i cili në rang kombëtar ka marrë 74 mandate. (M.D/Shuplaka)