Arjan Hoxha kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Kamzën ka thënë se rezultati në bashkinë ku ai garonte me 14 maj ka qenë i paracaktuar.
Sipas tij në Kamëz ka votuar programuesi ndërsa shtoi se në rezultatin ku ai humbi thellë kundrejt Rakip Sulit të PS ka ndikuar makineria e krimit zgjedhor, intimidimi dhe presioni që ka bërë administrata.
Hoxha: Në Kamëz ka votuar programuesi ndërsa votuesi thjesht ka bërë xhiron në datë 14. Nuk ka patur asnjë mundësi që të ndikonte në rezultat. Rezultati ka qenë i paracaktuar. Këto fakte dhe prova ekzistojnë.
Në cdo QV unë si kandidat kam rënie nëmm,ënyr sistematike në grafik. Nuk përjashtoj intimidimin, paratë që janë vjedhur në fushatë, presion dhe administratën që janë turrur si lukuni në QV. Këto kanë ndikuar, produkti është makineria e krimit zgjedhor.
Hoxha shtoi se vetëm përmes votimit elektronik PS mund të fitonte Kamzën.
Hoxha: Është e vetmja mënyrë që PS të merrte Kamzën, vetëm me kompjuter, me makineri të tillë.
Nëse Kamza nuk hetohet në menyre të hollësishme kjo do të jetë precedent. Sot në Kamëz ka zhgënjim, është hije e zezë.
Një pjesë e të rinjve kanë bërë gati valixhet për të ikur, sot u kanë marrë shpresën në mënyrë kriminale.