“Bye bye Mesila, A te patem thene qe je aksident ne politike, Te fala Kelit”, kështu shprehet Kristi Pinderi ndaj deputetes Mesila Doda. Nuk ka munguar kohët e fundit debati mes deputetes dhe Pinderit pasi Doda nuk përkrah komunitetin LGBTI.
Madje Doda ka shpërthyer ndaj Pinderit edhe është shprehur “se nuk do të votohet nga ky komunitet pasi është për familjen tradicionale”.
Sjellim në vëmendje që Doda është kandidate për deputete në Tiranë, e dyta në listë pas Shpëtim Idrizit.
Po kështu deri më tani projeksionet e KQZ-së thonë që PDIU merr vetëm një mandat në Tiranë. (J.V/Shuplaka)