01:26 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rezultoi joefektiv ndaj koronavirusit, pse po përdoret akoma në Shqipëri ky ilaç?

22:17 | 17/03/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Virus i rrallë vdekjeprurës në Shqipëri? Tritan Kalo thirrje mjekëve dhe popullatës: Si trajtohet PF dhe si të mbroheni në rast kontakti (FOTO)

Në tentativë për të siguruar shqiptarët se në spitalet tona gjendet medikamentet e përdorura në të gjithë botën për të luftuar koronavirusin, mjeku Tritan Kalo mbrëmjen e djeshme ka bërë një postim në Facebook.

Në postimin në fjalë, ai shprehet se në spitalin Infektiv nuk mungojnë mjetet për të luftuar COVID-19 duke publikuar një foto të tre medikamenteve me të cilat po luftohet kundër virusit agresiv në vendin tonë

Bëhet fjalë për Actemra (Tocilizumab), medikament kundër artritit që është aprovuar për përdorim kundër koronavirusit në Kinë dhe Itali dhe Aluvia, medikament për pacientët me HIV që gjithashtu ka paraqitur rezultate pozitive në rastet me COVID-19.

Por teksa këto dy emra po përdorën me efektivitet në mbarë botën veçanërisht për të prekurit nga koronavirus që paraqesin komplikacione të rënda, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për antiviralin Tamiflu.

Në Iran, ku situata sa vjen e përkeqësohet për shkak të numrit tejet të lartë të vdekjeve, një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë ka deklaruar se Tamiflu nuk ka rezultuar efektiv në luftën kundër koronavirusit.

“Kjo problematikë është ngritur nga komitetet shkencore si dhe tashmë është hequr nga protokolli i trajtimit për COVID-19.”-është shprehur ai.

Të njëjtën gjë konfirmojnë dhe statistikat nga epiqendra e koronavirusit, Wuhan. Sipas të dhënave të publikuara nga spitali Zhongnan në Universitetin e Wuhan-it, “në 124 pacientë të trajtuar me Oseltamivir (i tregtuar me emrin Tamiflu) nuk është vërejtur asnjë rezultat pozitiv”.

Megjithatë, duket se në Shqipëri ky medikament vijon të jetë në protokollin e trajtimit për pacientët me COVID-19, ndonëse përzgjedhja e medikamentit më efektiv të mundshëm mund të vulosë fatin e pacientëve me komplikacione të tjera të shëndetit.

Ajo çka e bën dhe më alarmante këtë situatë është fakti se sipas shkencëtarëve, antiviralët  duhen nisur herët në trajtimin e infeksionit, prandaj zgjedhja e të duhurit është thelbësore. Tamiflu, një antiviral i përdorur për gripin e zakonshëm, sugjerohet të niset “më pak se dy ditë nga shfaqja e simptomave të gripit”.

Qartazi, në rastin e koronavirusit ku simptomat shfaqen 2-14 ditë pas prekjes nga virusi, Tamiflu nuk ka sesi të jetë efektiv dhe provat për diçka të tillë janë dhënë sikurse u citua më lart.

Pritet për t’u parë nëse spitali Infektiv do të fusë gjithashtu në protokollin e trajtimit ilaçet Remdesivir dhe Chloroquine, të përdorur kundër Ebolas dhe malaries, të cilët gjithashtu kanë rezultuar tejet të suksesshëm në luftën kundër COVID-19.

Megjithatë, mungesa e transparencës nga ana e institucioneve e bën situatën gjithnjë e më të paqartë, duke qenë se përveçëse nuk është bërë publik zyrtarisht lista e medikamenenteve që do të përdoren, a thua se bëhet fjalë për ndonjë sekret kombëtar, gjithashtu nuk ka asnjë të dhënë mbi sasitë e këtyre medikamenteve në depot farmaceutike, çka të bën të dyshosh se situata nuk është aq e qetë sa ç’po tentohet të paraqitet.

Etiketa: tritan kalo
Pas

U dyshua për koronavirus, del rezultati për 15-vjeçaren

Para

Brenda karantinës së Arnold Schwarzenegger, aktori ka diçka për t’ju thënë

Para
Brenda karantinës së Arnold Schwarzenegger, aktori ka diçka për t’ju thënë

Brenda karantinës së Arnold Schwarzenegger, aktori ka diçka për t’ju thënë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.