Sipas burimeve të Fax Web, 33-vjeçari Sokol Rama nga fshati Mamaj i Tepelenës, gjatë telefonatës së fundit me familjarët e tij u ka thënë se do të vonohej për pak kohë.
Ndërkohë mësohet se dy ditë më vonë është zhdukur edhe një person tjetër nga Përmeti i cili është punonjës bashkie dhe mendohet se ka qenë shok me Sokol Ramën ku dyshohet se ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Kujtojmë se Sokol Rama është ndaluar më parë nga policia për disa vepra penale ndërkohë që dyshohet se zhdukja e dy të rinjve ka lidhje me prishjen e pazareve të drogës.
Kanë qenë familjarët e Sokol Ramës ata që kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Tepelenë për zhdukjen e 33-vjeçarit, duke kërkuar ndihmën e tyre, pasi nuk dinë asgjë rreth fatit të tij.
(F.GJ/FAXWEB.AL)