Riaktivizohen sërish vatrat e zjarrit në qa;rkun e Gjirokastrës, ku situate paraqitet mjaft e rënduar ditën e sotme. Mësohet se më në vështirësi ndodhen banorët e fshatit Shtëpëz.
Plot 30 forca zjarrfikëse dhe të Forcave të Armatosura ndodhen në vendngjarje, mirëpo era është në disfavor të tyre. Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe FA-ve është e pamjaftueshme për të shuar flakët, ndaj kërkohet ndërhyrje nga ajri.
Një tjetër zjarr ka nisur pak orë më parë edhe pranë zonës së ujit të ftohtë në Tepelenë, ku flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës. Vijon… (D.D/Shuplaka)