Është riaktivizuar sërish mesditën e sotme, vatra e zjarrit në pyllin me pisha në Pishporo të Fierit. Flakët të favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.
Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë Fier, Zija Hyka, në vendngjarje ndodhen tre mjete zjarrfikëse, ndërkohë që është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri pasi flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke rrezikuar zonën e mbrojtur.