13:01 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rialokim i fondeve nga projekti me BB, Koçiu: Angiografi biplanare në QSUT, pajisje inovative për trajtimin e goditjeve në tru

13:14 | 12/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rialokim i fondeve nga projekti me BB, Koçiu: Angiografi biplanare në QSUT, pajisje inovative për trajtimin e goditjeve në tru

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vlerësoi sot bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Bankës Botërore në fushën e shëndetësisë. Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend lidhur me projektligjin për marrëveshjen ndryshuese mes Shqipërisë dhe Bankës Botërore për projektin “Përmirësimi i sistemit të shëndetësisë”, Koçiu u shpreh se ky pr.ligj synon rialokimin e fondeve brenda marrëveshjes ndryshuese me Bankën Botërore e cila mundëson rritjen më tej standardeve për qytetarët.

“Është një rialokim për të cilën Banka Botërore ka shprehur pëlqimin e saj, pasi forcon më tej objektivat e vetë projekti në veçanti, si dhe objektivat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Konkretisht, i kemi kërkuar Bankës Botërore të përdorim një teprice prej pak më shumë se 1 milionë euro, nga shuma total e 32.1 milionë, për blerjen e një pajisje angiografi që do të vendoset në QSUNT. Kjo është një pajisje përdoret për të trajtuar goditjet në tru, trombozat apo incidentet e tjera kardiovaskulare, duke sjellë përfitim të drejtëpërdrejtë për qindra qytetarë”, nënvizoi ministrja Koçiu.
Sipas saj, ky projekt i financuar nga Banka Botërore është realizuar në masën 97% në të dy komponentët e tij, ai i përmirësimit të menaxhimit dhe infrastrukturës spitalore si dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të informacionit shëndetësor për shërbimet spitalore.
Ministrja Koçiu vuri në dukje investimet e mundësuar në kuadër të projektit nisur në vitin 2015 me Bankën Botërore që ka sjellë modernizim në 11 spitale rajonale, rehabilitimin e Spitalit Pediatrik në QSUT, Spitalit të Kurbinit dhe atij të Kukësit, si dhe transformime në sistemin e informacionit shëndetësor në 4 spitale rajonale, Durrës, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër.

“Kur ky projekt nisi të zbatohej në vitin 2015, ne nuk kishim ende shumë nga mjetet e teknologjisë që kemi sot në përdorim. Fakt është se kemi ecur me hapa më të shpejtë edhe nga ato që vetë Banka Botërore kishte parashikuar në vitin 2015. Prandaj, në konsultim dhe me ekspertët e Bankës, me sukses kemi negociuar për përdorimin e shumës së tepruar për blerjen dhe instalimin e pajisjes së angiografisë në QSUNT”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Etiketa: Albana Koçiuqsut
Pas

Hungaria mbyll mandatin 6-mujor të Presidencës së Bashkimit Europian, Veliaj: “BE po rritet më e fortë”

Para

Debati për opinionin e “Venecias” për mandatin e Olta Xhaçkës/ Peleshi: Kërkesa nuk kishte lidhje me një deputet të caktuar!

Para
Debati për opinionin e “Venecias” për mandatin e Olta Xhaçkës/ Peleshi: Kërkesa nuk kishte lidhje me një deputet të caktuar!

Debati për opinionin e “Venecias” për mandatin e Olta Xhaçkës/ Peleshi: Kërkesa nuk kishte lidhje me një deputet të caktuar!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Itali: 46-Vjeçari Ndërron Jetë Pas Përplasjes me Makinë

Berisha Publikon Dëshmi për Manipulimin e Votave të Diasporës: “Një Proces i Kontrolluar Fund e Krye”

Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!

Shtyhet Seanca Gjyqësore për Ilir Metën – Seanca e Radhës më 26 Qershor

Tiranë | Vodhi 10 Mijë Euro Dy Vite më Parë, Policia Arreston 42-Vjeçarin

Nis seanca gjyqësore për Ilir Metën,ky i fundit mungon në gjykatë

Dy Aksidente Shkaktojnë Kaos në Autostradën Tiranë-Durrës: 8 Automjete të Përfshira

11 Maji | Procesi i Rinumërimit në Tiranë: PD dhe PS Humbasin Më Shumë se 100 Vota Secila

Hakerat Sulmojnë Faqen Zyrtare të Bashkisë së Tiranës – ‘Homeland Justice’ Publikon Mesazhin

Tension në Ukrainë: Grup Prej 50 Personash sulmojnë Priftërinj dhe Besimtarë në një Katedrale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.