Ka nisur tashmë procesi I riatdhesimit të shtetasve shqiptarë që kanë mbetur të blllokuar kryesisht në vendet e BE-së për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Mësohet se ditën e nesërme do të riatdhesohen nga Londra 135 studentë ndërkohë që nuk është dhënë ndonjë orar për mbërritjen e tyre në Rinas.
Gjithashtu, në ditët në vijim do të riatdhesohen qytetarë, pjesë e listave të emergjencës, të cilët do të kryejnë udhëtimet e tyre nga Gjeneva, Frankfurti dhe Lyoni.
Sot udhetoi drejt Romës ministri i Jashtem Gent Cakaj, për të siguruar përmbylljen e të gjithë procedurave dhe për të siguruar sjelljen e 120 shqiptarëve drejt atdheut te tyre.
Discussion about this post