23:05 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Richard Grenell e pret Kurtin deri në fund të javës. Pastaj, gjërat mund të përshkallëzohen

16:07 | 26/02/2020
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Richard Grenell e pret Kurtin deri në fund të javës. Pastaj, gjërat mund të përshkallëzohen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se Richard Grenell nuk do ta presë pafundësisht Qeverinë e Kosovës dhe Albin Kurtin për ta hequr tarifën ndaj mallrave serbe. Nëse tarifa nuk hiqet deri në fund të kësaj jave, atëherë gjërat mund të përshkallëzohen. Askush nuk mund të thotë me saktësi se çfarë do të ndodhë pas të premtes, por një gjë është e sigurt: raportet tona me Amerikën nuk do të jenë më të njëjta.

Kanë mbetur edhe pak ditë afat për Albin Kurtin. Administratës së Presidentit Trump po i soset durimi.

Burime të gazetës Express nga Shtetet e Bashkuara kanë treguar se në fund të javës, Richard Grenell, shef aktual i të gjitha shërbimeve sekrete amerikane dhe ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë, do ta shqyrtojë situatën lidhur me heqjen apo jo të tarifës nga Qeveria e Albin Kurtit.

“Në fundjavë, Richard Grenell e shqyrton çështjen e tarifave se a janë hequr apo jo. Ose, nëse kjo nuk ka ndodhur, ai pritet që të marrë një hap të largimit të Shteteve të Bashkuara nga kjo çështje – duke e konsideruar kështu Kurtin si joserioz për partner të Washingtonit”, tha ky burim.

Gjithashtu, gazeta ka mësuar se në rast se Qeveria e Kosovës mbahet përgjegjëse nga Administrata Trump për pengesa në dialogun me Serbinë, kjo administratë parasheh politika të reja përballë Kosovës në të gjitha fushat ku kemi bashkëpunuar deri më tash.

Eshte raportuar në vazhdimësi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke rishqyrtuar raportin ekonomik dhe politik të tyre me Kosovën, si pasojë e tarifës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake – të vendosur nga Qeveria Haradinaj dhe e cila ende nuk është larguar nga Qeveria e re.

Kryeministri i ri, Albin Kurti, ka premtuar zëvendësimin e tarifës me reciprocitet, por deri më tash ai vetëm e ka prolonguar këtë çështje. Partneri i tij, Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes zëvendëskryeministrit të parë, Avdullah Hotit, ia ka bërë të qartë Kurtit se tarifa duhet të hiqet shpejt, por Kurti ka vazhduar duke thënë se “nuk ka nevojë të nxitohemi”. Në fakt, kjo është saktësisht e kundërta e kërkesës amerikane, të cilët insistojnë që kjo është çështje e ngutshme.

Tarifa u vendos nga Qeveria e Ramush Haradinajt dhe ajo shihet si pengesë e patejkalueshme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Administrata e presidentit Trump dëshiron heqjen e menjëhershme të tarifës dhe kthimit të Kosovës dhe Serbisë në dialog, të cilën ata besojnë se mund t’i japin rrugë brenda pak kohësh.

Pas

Vendimi i ‘beftë’ i bashkisë me Teatrin Kombëtar, reagon ashpër Budina: Është lëvizje tinëzare për të shpëtuar, hoqën dorë nga projekti që mund të çonte në përplasje fizike

Para

Vdes gruaja e ish-dikatorit Enver Hoxha, reagon për herë të parë djali i saj Ilir Hoxha

Para
Vdes gruaja e ish-dikatorit Enver Hoxha, reagon për herë të parë djali i saj Ilir Hoxha

Vdes gruaja e ish-dikatorit Enver Hoxha, reagon për herë të parë djali i saj Ilir Hoxha

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.