Raundi i ri i bisedimeve për krijimin e qeverisë së re italiane do të fillojë të enjten dhe të premten .
Ky është vendimi i presidentit Italian Matarela.
Dita e parë do i kushtohet partive politike , ndërsa dita e dytë do të jetë për drejtuesit e institucioneve.
Takimi i parafundit do të jetë me qendrën e djathtë të bashkuar, ndërsa partia e fundit që do të ngjitet në Presidencë do të jetë lëvizja me pesë yje.
Ndërkohë që dialogu mes liderit të Legës Mateo Salvini dhe atij të Lëvizjes me pesë yje Di Maio ka nisur i tensionuar.
Salvini u shpreh se italianët kërkojnë një qeveri dhe ekziston 51 për qind e mundësisë që ekzekutivi i ri të jetë mes qendrës së djathtë dhe lëvizjes me pesë yje. Por lideri i lëvizjes me pesë yje Di maio theksoi se ka 0 për qind mundësi që partia e tij të jetë pjesë e një koalicioni qeverisës me Berluskonin.
(S.M/Faxweb.al)
Discussion about this post