19:33 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Riformatimi i qeverisë britanike, Cameron emërohet sekretar i Jashtëm

12:30 | 13/11/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Riformatimi i qeverisë britanike, Cameron emërohet sekretar i Jashtëm

Ish-kryeministri i Britanisë, David Cameron, është emëruar në postin e sekretarit të Jashtëm, pasi kryeministri britanik, Rishi Sunak, riformatoi Qeverinë.

Cameron, 57 vjeç, që kishte qenë kryeministër nga 2010 deri më 2016, dha dorëheqje pas rezultatit të referendumit që çoi në largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Zyra e Sunakut tha më 13 nëntor se Mbreti Charles ka miratuar kërkesën që Cameronit t’i jepet ulëse në Dhomën e Lartë të Parlamentit, duke i lejuar atij të kthehet në Qeveri si ministër, pavarësisht se nuk është zgjedhur si anëtar i Parlamentit.

Më herët gjatë ditës, Sunak shkarkoi Suella Braverman nga posti i sekretares së Brendshme. Ajo u përball me kritika pasi akuzoi policinë se ishte shumë e butë nga protestuesve pro-palestinezë.

Në postin e sekretarit të Brendshëm u emërua James Cleverly, i cili deri më tani kishte qenë sekretar i Jashtëm.

Sunak është përballur me presion që ta shkarkojë Braverman, e cila ishte përgjegjëse për migrimin dhe policinë.

Në një sulm të pazakonshëm ndaj policisë javën e kaluar, Braverman tha se policia e Londrës po injoronte “bandat pro-palestineze” që po shkelnin ligjin. Ajo i përshkroi protestuesit që bënin thirrje për armëpushim në Gazë si “marshues të urrejtjes”.

Të shtunën, protestuesit e krahut të djathtë u përleshën me policinë dhe tentuan që të përlesheshin me protestuesit pro-palestinezë në Londër. Kritikët thanë se Braverman ka ndihmuar në nxitjen e tensioneve. REL

 

Pas

Mbledhja e grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho nuk lejohet të hyjë në Kryesinë e Kuvendit

Para

Vodhën kasafortën e xhamisë së qytetit, policia shoqëron dy të mitur në Burrel

Para
Dhunoi nënën e njerkun dhe u mori me forcë para, pranga 26-vjeçarit në Patos

Vodhën kasafortën e xhamisë së qytetit, policia shoqëron dy të mitur në Burrel

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

Ambasada e ShBA mbështet Akademinë e Sigurisë së Shqipërisë me Akreditimin e Parë Ndërkombëtar

“Ku shkuan 50 mln euro të shqiptarëve?, Gazment Bardhi: Balluku u rikthye në vendin e krimit! SPAK të hetojë aferën e tunelit të Llogarasë…

Presidenti Bajram Begaj në SHBA për Asamblenë Parlamentare të NATO-s, zhvillon takim me shqiptarët në Philadelpia

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.