Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nga Vallandova ditën e sotme ka ‘vulosur’ përbërjen e re qeveritare. Sipas raportimeve të mediave vendase bëhet me dije se 6 ministri do të pësojnë ndryshime përsa i përket strukturave drejtuese.
Ndërkohë, po ashtu e habitshme është hapsira që kryeministri iu jep shqiptarëve në kabinetin qeveritar, ku 3 prej këtyre ministrave të rinj që janë vendosur në postet ministrore janë shqiptar:
Ministër i ri i bujqësisë Trajan Dimovski, në vend të Lupço Nikollobskit
Ministër i mjedisit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë Naser Nuredini, në vend të Sadulla Durakut
Ministër i kulturës Hysni Ismaili, në vend të Asaf Ademit
Ministër i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski, në vend të Suhejl Fazliut
Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive Sadulla Duraku
Për një kohë të caktuar kryeministri Zoran Zaev do të udhëheqë personalisht me Ministrinë e Financave pas shkarkimit të Dragan Tevdovski.
Zaev tha se gjatë ditë së sotme do të dorëzojë në Parlament listën me emrat e rinj dhe se pret që e njëjta të futet si pikë e rendit të ditës javën e ardhshme.
Pas ndryshimeve të formacionit qeveritar, Zaev ka paralajmëruar edhe ndryshime të zëvendësministrave, sekretarëve shtetërorë, drejtorëve të ndërmarjeve publike dhe të tjera, ku ka nevojë për ndryshime.