18:03 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rigerta Loku: Kam qenë kandidate për deputete me FRD-në, pas fjalimit Peleshi më tha ”A e bëjmë një foto”

15:10 | 02/10/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rigerta Loku: Kam qenë kandidate për deputete me FRD-në, pas fjalimit Peleshi më tha ”A e bëjmë një foto”

Rigerta Loku u bë mjaft e njohur pas fjalimit të saj bërë pak ditë më parë në Kuvend. E etiketuar si vajza që ka mbaruar një universitet prestigjoz dhe ka përfunduar duke rritur dhi, Rigerta ka dhënë një tjetër anë të saj.

 Jo më kot është edhe e artikuluar pasi në 2013-tën kishte tentuar që t’i hynte politikës duke kandiduar për deputete me Frymën e Re Demokratike. Po ashtu ajo tregon për ‘’Panorama” se prej disa muajsh është administratore në një kompani private në zonën e Mirditës.

Po ashtu ajo tregon dhe për foton e shumëkomentuar me Niko Peleshin duke u shprehur se ai i është afruar si shumë të huaj duke i kërkuar një foto pas fjalimit në Kuvend.

”Pas takimit, më erdhën shumë të huaj dhe shqiptarë që më takonin. Ministri Niko Peleshi më takoi, më tha, a mund të bëjmë një foto dhe unë pranova. Më përgëzoi për transmetimin e problemeve të fshatit. Nuk kam asnjë lidhje me Rilindjen, me pushtetin. Nuk kam asnjë lidhje me partitë politike”, shprehet ndër të tjera Loku. 

PJESË NGA INTERVISTA: 

A keni qenë e angazhuar së fundmi me Lëvizjen Socialiste për Integrim?

Jo, jo. Unë jam kthyer nga Italia pas mbarimit të shkollës dhe si çdo i diplomuar jashtë, vjen me një entuziazëm që të bëjë diçka për familjen tënde dhe vendin. Për pak kohë u përfshiva me FRD-në, në 2013.

Keni qenë dhe kandidate për deputete?

Po, kam qenë, kam qenë e treta e listës së Lezhës, por jo sepse unë isha më e mira, por isha e treta për çështje kuote gjinore, por asnjëherë nuk pretendoja se do bëhesha deputete me një parti të vogël si FRD.

Aktualisht po menaxhoni fermën me dhi dhe keca apo punoni në një biznes privat?

Unë, tani që po flasim, jam para stallës së dhive, po e lyejmë dhe po e bëjmë gati sepse këto ditë ato kthehen nga bjeshkët ku ne i kemi çuar për verim. Por, kam katër muaj që punoj në një firmë private, në administrim. Më kërkuan dhe unë pranova që të bëja këtë punë. Ndërkohë që fermën ne e kemi ngritur me bashkëshortin dhe familjarët tanë dhe ka kush merret gjatë kohës që unë punoj te kjo firma. Unë nuk mjel dhitë, që shkruajnë disa, unë merrem me procese të tjera të punës.

Pas fjalës suaj, të kanë takuar dhe ambasadorë e përfaqë- sues të organizatave ndërkombëtare. Çfarë ju thanë?

Pas takimit, më erdhën shumë të huaj dhe shqiptarë që më takonin. Ministri Niko Peleshi më takoi, më tha, a mund të bëjmë një foto dhe unë pranova. Më përgëzoi për transmetimin e problemeve të fshatit. Nuk kam asnjë lidhje me Rilindjen, me pushtetin. Nuk kam asnjë lidhje me partitë politike.

Pas fjalës që mbajtët në Parlamentin e parë Rural, çfarë prisni të ndodhë, besoj se janë mbajtur shënim fjalët tuaja?

Nuk di të them. Unë thashë atë që jetojmë çdo ditë në fshat. Do shohim më tej se çfarë do të ndodhë.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: lokuniko peleshipeleshiqau ne kuvendrigerta loku
Pas

KUSH është autori i dyshuar i sulmit në Las Vegas, ndalohet e dashura e tij. Ç’thotë i vëllai për Policinë

Para

Kapet gomonia me drogë në afërsi të Otrantos, arrestohen tre të rinjtë shqiptarë që ishin në bord

Para
Kapet gomonia me drogë në afërsi të Otrantos, arrestohen tre të rinjtë shqiptarë që ishin në bord

Kapet gomonia me drogë në afërsi të Otrantos, arrestohen tre të rinjtë shqiptarë që ishin në bord

Discussion about this post

 



Të Fundit

Joe Biden reagon pasi u diagnostikua me kancer: Na prek të gjithëve! Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen

Humbi mandatin për më pak se 100 vota, Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

Thellohet zënka diplomatike mes Britanisë dhe Iranit, pas akuzës ndaj 3 iranianëve

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon del në shitje me çmimin fillestar prej 250,000$

Tragjike në Itali! U shtyp nga një kamion ndërtimi, ndërron jetë në vendin e punës 56-vjeçari shqiptar

KPA rrëzon ankimimin, Françeskina Lekani humb përballjen me vettingun

Sulm “i paprecedent” në Gaza, Netanyahu: Do ta marrim gjithë enklavën

Limaj takon Osmanin/ Konsultime politike lidhur me konstituimin e Kuvendit

Shirat e rrëmbyeshëm godasin Kinën, të paktën 6 persona kanë humbur jetën

Përfundon numërimi i Diasporës në 5 qarqe për votën preferenciale. Ja dy më të votuarit në Durrës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.