Këngëtarja e njohur e muzikës ndërkombëtare Rihanna ka humbur një person të dashur për të. Këtë lajm të hidhur Rihanna e ka publikuar në rrjetet sociale dhe nuk ka kursyer edhe fjalët prekëse për të afërmin e saj, ngjarje që duket se e ka prekur tej mase bukuroshen Rihanna.
“U prehsh në paqe kushëri, nuk mund ta besoj që dje ishte nata e fundit që të majta në krah! Kurrë nuk mendova se ajo do të ishte hera e fundit kur do të ndjeja nxehtësinë e trupit tënd! Të dua përgjithmonë, njeri!” ka shkruar Rihanna ndërsa bën thirrje që të ndalen armët e zjarrit, duke na lënë të kuptojmë se i riu ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri. (J.V/Faxweb)