Shumë figura publike janë shprehur kundër urdhrit të presidentit Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA të refugjatëve nga shtatë vendet me shumicë myslimane.
Mes tyre edhe shumë yje të muzikës, por mes tyre ajo që nuk është përmbajtur dot në shpërthimin e saj është Rihanna.
Ajo e cilëson urdhrin një lajm shkatërrues për Amerikën, ndërsa e quan Presidentin “derr amoral”.
“I neveritshëm! Ky lajm është shkatërrues! Amerika është duke u shkatërruar para syve tanë! Çfarë derri amoral duhet të jesh që të zbatosh një urdhër të tillë!!”,- ka shkruar këngëtarja në Twitter (A.H/Shuplaka)