11:25 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Rihapet çështja për vdekjen e bashkëshortes së portierit të Partizanit, KLD nis hetimin ndaj gjyqtarit

16:27 | 20/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Rihapet çështja për vdekjen e bashkëshortes së portierit të Partizanit, KLD nis hetimin ndaj gjyqtarit

Është rihapur çështja penale për vdekjen e bashkëshortes së portierit të Partizanit Alban Hoxha. KLD  ka urdhëruar hapjen e hetimit disiplinor për gjyqtarin Altin Abdiu, i cili gjykoi çështjen e vdekjes së Doriana Hakës, bashkëshortes së Hoxhës, për të cilën u shpallën fajtor për mjekim të pakujdesshëm, kirurgu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba, por që u dënuan vetëm me 4 milion lekë të vjetra gjobë duke u shpallur.

KLD është vënë në lëvizje pas ankimimit të këtij vendimi nga i ati të ndjerës, Enver Haka, i cili me dy shkresa ka kërkuar verifikim të këtij vendimi nga ana e Presidentit të Republikës dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Ai  ngre pretendimin se vendimi ndaj të pandehurve Elona Burba dhe Petrit Rexhepi, të dënuar për kryerjen e veprës penale “Mjekim i pakujdesshëm”, nuk i përgjigjet pasojës së ardhur. Për këtë arsye ai kërkon nga institucionet përgjegjëse që të marrin në shqyrtim rastin në fjalë dhe të vlerësojnë procedurën dhe masën e dënimit që gjyqtari Abdiu ka dhënë ndaj dy të akuzuarve.

KLD ka kryer verifikimin paraprak mbi arsyet që e çuan gjyqtarin Altin Abdiu në këtë masë vendimi dhe për arsyet e tjera që çuan atë në tjetërsimin e vendimit të parë me një dënim me gjobë. Siç bëhet e ditur në urdhrin për nisjen e hetimit disiplinor, Inspektorati ka vënë re shkelje të rënda të kryera nga gjyqtari në fjalë, ndaj dhe kërkon që ato të verifikohen nga ekspertët duke i ballafaquar ato edhe me konkluzionet e nxjerra nga Prokuroria, dokumentacionet shtesë, por edhe me dëshmitë e provat që duhet të merren nga personat që kanë dijeni për këtë gjykim. (M.D/ Shuplaka)

 

 

Etiketa: Alban Hoxhaaltin abdiuinspektoriatikld
Pas

Vrasja e Artan Cukut, dyshime për një vrasës të huaj me pagesë

Para

”Të ndihmojmë politikanët shqiptarë që kanë kredi duke ju falur 1 EURO”, ”Shuplaka” nismë për t’u dhënë një dorë me shpejtësi

Para
”Të ndihmojmë politikanët shqiptarë që kanë kredi duke ju falur 1 EURO”, ”Shuplaka” nismë për t’u dhënë një dorë me shpejtësi

''Të ndihmojmë politikanët shqiptarë që kanë kredi duke ju falur 1 EURO'', ''Shuplaka'' nismë për t'u dhënë një dorë me shpejtësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konstituimi i Legjislaturës, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 32-të

Arrestohet 44-vjeçari që vidhte në dyqane, automjete dhe stacione autobusi(EMRI)

Mjekët në Indi: Janë gjetur 270 trupa nga vendi i rrëzimit të avionit në Ahmedabad

Simon Zereci komandohet në krye të Gardës së Republikës

Përplasen dy balona me ajër në Turqi, një i vdekur dhe 19 të plagosur

Nesër samiti i SEECP/ Presidenti Begaj pret nesër kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

Kapet ‘skifteri’ në Laç, 26-vjeçari arrestohet teksa tentonte të shiste sendet e vjedhura në një qytet tjetër

Kalaja e Beratit/Kurora Historike që Flet me Heshtjen e Saj

Tensionet Iran-Izrael, Britania dërgon avionët luftarakë

CNN: Operacioni i Izraelit kundër Iranit do të zgjasë javë të tëra, me miratimin e SHBA-ve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.