Në një moment kur po iu afrohemi zgjedhjeve vendore dhe vëmendja është kthyer komplet nga bashkitë, pra për të bërë një bilanc në lidhje me atë se si është punuar dhe efektivitetin e punës nga këto të fundit.
Për të folur në lidhje me bashkinë kryesore në vend atë të Tiranës dhe punën e bërë nga kryebashkiaku Veliaj gjatë këtij 4 vjeçari, i ftuar në studion e Fax News pak minuta më parë ka qenë këshilltari i djathtë i Bashkisë së Tiranës i cili ka folur kryesisht për punën e kreut të bashkisë, buxhetin dhe pyllin orbital. Gjatë fjalës së tij, i pyetur se si po e gjen fundi i mandatit Zotin Veliaj, tani që është në prag të rikonfirmimit si kantidat për kryetar bashkie, se si janë bilancet, Kraja u shpreh se kryebashkiaku Veliaj po e mbyll mandatin me gënjeshtra duke e quajtur atë Pinok.
Kraja tha se: “Mandati ska mbaruar akoma dhe Erjon Veliaj me siguri do të vazhdojë të bëjë ndonjë nga ato bëmat e tij, do të thoja se në fund të këtij mandati është një kryetar bashkie Pinok, sepse Pinoku gënjen dhe në fund fare I zgjatet ajo hunda dhe gënjen dhe gënjen dhe në fund sa mban më gënjeshtra e Erjon Velisë… Veliaj është një Kryetar Bashkie që po e mbyll mandatin me gënjeshtra e abuzime të cilat tregojnë se sa larg është pushteti nga qytetari.”
Kraja ndër të tjera se kreu I Bashkisë së Tiranës nuk I ka mbajtur premtimet ndaj qytetarëve duke thënë se: “Ai u bëri premtim qytetarëve për të ndaluar lejet e ndërtimeve dhe sot mos gaboj ka vajtur 2 milion leje ndërtimesh…”
Sipas Krajës në këtë mbyllje të mandatit bilanci për Veliaj është miliona metra katror beton dhe harxhesa në 300 mijë euro buxhet ditor. Ndër të tjera ai tha se: “Erion Veliaj e sulmon Këshillin Bashkiak. Ne nuk bëhemi pjesë e promovimeve të gënjeshtërta”
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2614663251908736/
Discussion about this post