05:26 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Rikandidon për postin e Presidentes së KE, Von der Leyen: Do të mbështes integrimin e Ballkanit Perëndimor

15:28 | 21/02/2024
në Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rikandidon për postin e Presidentes së KE, Von der Leyen: Do të mbështes integrimin e Ballkanit Perëndimor

Presidentja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së cilës i skadon mandati në fund të vitit, është prezantuar të mërkurën si kandidate udhëheqëse e Partisë Popullore Evropiane (EPP), për një mandat të ri pesëvjeçar.

Kandidatura e Von der Leyenit është shpalosur nga Manfred Weber, shef i këtij grupimi politik të qendrës së djathtë evropiane, që është grupi më i madh në Parlamentin Evropian.

Presidentja e KE-së ka premtuar se, nëse fiton edhe një mandat, do të vazhdojë punën në shumë fusha në të cilat ka punuar edhe në mandatin e tashëm, përfshirë edhe në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe në asistencën financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Gjithmonë kam qenë mbështetëse e fuqishme e zgjerimit të BE-së. Por, në të njëjtën kohë, kam shtuar qartë se ky do të mbetet proces i bazuar në meritat individuale”, ka thënë Von der Leyen më 21 shkurt.

 

 

“Mbetem e përkushtuar ndaj këtij parimi, por jam, po ashtu, e lumtur se vendet e Ballkanit Perëndimor, e po ashtu edhe Ukraina, Moldavia, po bëjnë gjithçka që po munden për t’i kryer reformat e nevojshme dhe për të lëvizur drejt Bashkimit Evropian”, ka shtuar ajo.

“Do të më shihni edhe në mandatin e ardhshëm si mbështetëse të fuqishme të zgjerimit dhe të Ballkanit Perëndimorë”, ka deklaruar Von der Leyen.

Duke shpalosur kandidaturën për një mandat të ri, Von der Leyen ka thënë se “plani për rritje është mesazh i qartë. Kemi fondet dhe kjo është e rëndësishme. Kemi mjetet dhe tash jemi në proces të definimit të detajuar të planit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, për të parë se cilat reforma janë të nevojshme për secilin vend, si kusht për këtë plan, si do t’i përdorim dhe si do t’i përfshijmë ato vende në tregun tonë të përbashkët”.

“Puna po shkon shumë mirë dhe kemi një entuziazëm të madh nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Sapo të përmbushen kushtet bazike, pagesat e para do të mund të realizohen shpejt”, është shprehur ajo.

Von der Leyen ka thënë, po ashtu, se edhe nëse fiton mandatin e ri, do të vazhdojë me mbështetjen për Ukrainën dhe se nuk do të bashkëpunojë me miqtë e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, as me ata që janë kundër BE-së dhe kundër Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).Sipas parimit të njohur si “Spitzen kandidat” (Kandidati udhëheqës), grupimet politike evropiane, në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, shpallin kandidatin e tyre për president të Komisionit Evropian.

Partia që fiton shumicën e vendeve në Parlamentin Evropian kërkon pastaj që kandidati i saj të fitojë postin në krye të Komisionit.

Por, kjo varet edhe nga liderët e vendeve anëtare, të cilët duhet të zgjedhin kreun e Komisionit Evropian, që më pas konfirmohet nga shumica e deputetëve në Parlamentin Evropian.

Zgjedhjet evropiane në 27 vende anëtare zhvillohen nga 6 deri më 9 qershor 2024.

/REL

Pas

Vlorë/ Vodhi kuletën me shumë të madhe parash, arrestohet 16-vjeçari

Para

Konsumoi fotoksinë/ 62-vjeçarja transportohet në spitalin e Vlorës

Para
Konsumoi fotoksinë/ 62-vjeçarja transportohet në spitalin e Vlorës

Konsumoi fotoksinë/ 62-vjeçarja transportohet në spitalin e Vlorës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.