19:20 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rikonfirmimi i Fevziut në Klan, Bushati tregon gabimet e moderatorit: Krijoi një fabulë, iu ngul thika pas shpine

14:37 | 09/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rikonfirmimi i Fevziut në Klan, Bushati tregon gabimet e moderatorit: Krijoi një fabulë, iu ngul thika pas shpine

Lëvizja e moderatorit të emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu, nga televizioni Klan, tek Top Channel ngjalli pafund polemika për të gjithë. Pyetja që ngritën të gjithë ishte nëse do të largohej apo jo Fevziu nga televizioni ku transmetoi për 20 vite emisionin ‘Opinion’.

Ditën e sotme nëpërmjet një shkrimi në portalin ‘lapsi.al’, analisti Andi Bushati ka shkruar se kjo ishte një telenovelë e cila u mbyll në mënyrë të shëmtuar.

Bushati shkruan se e ka ditur gjithmonë që Fevziu nuk do të ikte asnjëher nga TvKlan.

“Si një njeri që ka punuar për vite në këtë projekt që filloi si një ëndër gazetarësh, por degradoi në një interes familjarësh, si një njeri që kam marrë pjesë në emisionin Opinion për vite me radhë dhe që kam vijuar t’a ndjek me vëmendje edhe kur lidhja e shkurtër e biznesit me politikën ma bëri të pamundur të jem pjesë e tij, unë kam qenë i bindur se pavarësisht disa akrobacive të vogla, Blendi Fevziu nuk do të largohej kurrë nga Klani”, shkruan Bushati.

Shkrimi i plotë i Bushatit:

“Telenovela popullore e largimit apo qëndrimit të Blendi Fevziut në TV Klan u mbyll në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Një deklaratë pompoze e televizionit kombëtar pas rinegocimit të marëveshjes mes pronarit Frangaj dhe drejtuesit të Opinion, jo vetëm nuk i fshihte notat e triumfalizmit, po në mënyrë perfide përpiqej të njësonte imazhin e televizionit me atë të gazetarit më të famshëm të tij.
Them perfide dhe aspak dinjitoze sepse jam i bindur se e gjithë loja tërhiq e mos e këput e largimit të Fevziut nga ekrani ku ka milituar prej 20 vjetësh, ka pasur një qëllim të qartë dhe të vendosur: të ndahej nga imazhi në degradim të pandalshëm i një televizioni që është shndërruar në një makineri shplarjeje truri përmes spektaklesh bajate dhe telenovelash turke, po aq sa dhe në një armik të së vërtetës përmes shitjes së informacionit për qëllime biznesi.
Si një njeri që ka punuar për vite në këtë projekt që filloi si një ëndër gazetarësh, por degradoi në një interes familjarësh, si një njeri që kam marrë pjesë në emisionin Opinion për vite me radhë dhe që kam vijuar t’a ndjek me vëmendje edhe kur lidhja e shkurtër e biznesit me politikën ma bëri të pamundur të jem pjesë e tij, unë kam qenë i bindur se pavarësisht disa akrobacive të vogla, Blendi Fevziu nuk do të largohej kurrë nga Klani.
Ndryshe nga shumë të tjerë të cilët i kanë parë kritikat publike të muajve të fundit që Fevziu po bënte ndaj linjës editoriale të televizionit, ndaj përjashtimit të të gjithë gazetarëve me integritet, ndaj kthesave të befta politike gjithnjë në favor të pushtetit, ndaj estradizimit ekstrem të ekranit, pra ndryshe nga ata që i kanë interpretuar këto qëndrime si një shantazh financiar ndaj pronarit, si një përkëdhelje për më shumë influencë, unë kam qenë i bindur se e gjithë kjo bëhej edhe për një gjë tjetër, sidomos për një gjë tjetër: që Fevziu të mos njësohej totalisht me Klanin, që imazhi i tij të mos barabitej me atë të televizionit ku punonte.
Duke e njohur nga afër, e di se kjo ka qenë një konstante e tij. Atëherë kur TV Klan ndiqte të njëjtin zakon që përsërit me të gjithë liderët e opozitës,-përjashtimin e tyre- Fevziu bëri çështë e mundur ta rikthente ish- liderin e opozitës pas viteve 2000, Berisha, në “ekranin kampion të pushtetit”. Kur TV Klan në shërbim të Metës kryeministër i kishte shpallur luftë katharsistit Fatos Nano, Fevziu e bindi këtë të fundit t’a jepte në Opinion, intervistën e paharuar për divorcin e tij politik dhe familjar. Kur Edi Rama nuk lodhej së përsërituri në çdo konferencë shtypi ‘të fala Sandrit’, Fevziu jo vetëm si ndërpreu kurrë marëdhëniet me opozitarin socialist, por e kandisi atë të hynte në studion e Klanit duke bërë më parë edhe një deklaratë publike.
E njëtja gjë po ndodh sot edhe me Lulzim Bashën.
Pra mjaftojnë këto shembuj për të treguar se në të gjithë karierën e tij gazetareske, megjithëse paradoksalisht një pjesë e madhe e identifikon me Klanin, Fevziu ka bërë të gjitha përpjekjet që publiku të mos e perceptojë kështu.
Ndonëse i është dashur të heshtë kur bashkëpunimi okult mes pronarit të vet dhe politikës këputi kokat e miqve të vet, ndonëse ka parë që t’i largohen para syve nga përgjegjësitë gazetareske në Klan, Andi Bejtja, Sokol Balla, Alfred Peza, Fatos Lubonja, Armand Shkullaku dhe unë vetë, ai është përpjekur të mbyllë hundët dhe të tregojë për sa ka mundur se nuk do donte të ndodhte kështu.
Kohët e fundit, kur degradimi u bë më i madh, kur Klani kaloi nga shërbimi i neveritshëm për Berishën, nga daljet e Frangajt në publik duke bërtitur: “qeveria jonë”, nga manipulimi i videove sikur protestuesit e 21 janarit ishin vrarë nga turma, – të gjitha këto për të marë reklama të shpikura nga qeveria dhe jo vetëm kaq, – pra kur kaloi nga këto qëndrime në prehërin e Ramës, për të thurur të tjera plane për kulla, rrugë dhe para direkt nga xhepi i taksapaguesve, edhe reagimi i Fevziut u rrit në përpjestim të drejtë.
Ky është shpjegimi që unë kam edhe për qëndrimet e tij të vitit të fundit dhe për kritikat publike që ai i ka adresuar pronarit të vet për drejtimin që po merrte televizioni. Ai donte të tregonte thjeshtë se ishte i ndryshëm. Donte që emri i tij të mos përmendej automatikisht përkrah atij të Frangajt.
Fevziu nuk donte të ndahej me të thjesht, donte të diferencohej prej tij.
Por, këtë herë loja u bë më e rëndë. Sepse në dëshirën e vet për t’u distancuar maksimalisht, Fevziu prodhoi edhe fabulën që e dinte se nuk do të realizohej kurrë, atë të një divorci përfundimtar me Klanin dhe kalimin në Top Channel.
Ky ndoshta qe gabimi i vetëm i tij.
Sepse një lojë e shpënë në ekstrem nuk mund të pjellë rrezultat neutral.
Dhe tani që gjithçka ka përfunduar, tani që Fevziu ka bërë një pakt të ri me Klanin, të gjitha diferencat e vëna në pah me aq mundim janë zeruar sa hap e mbyll sytë. Tani, para tyre, publiku do të mbajë mend një gjë tjetër: pamundësinë e Fevziut për t’u ndarë nga një ambjent ndaj të cilit ai donte të tregohej si i ndryshëm.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, me deklaratën e fundit të Klan, ku njoftohej pakti i ri Fevziu – Frangaj, strategjisë së drejtuesit të “Opinion”, i ngulej dhe thika e fundit pas shpine. Në mënyre perverse aty qe nënvizuar e zeza mbi të bardhë se historia e shkuar dhe e ardhmja e ndritur e televizionit janë pazgjidhshmërisht të lidhura me ato të gazetarit të vet kryesor.”

(E.V/Faxweb.al)

Etiketa: andiBushati
Pas

Linja ajrore “Air Albania”, Dritan Goxhaj për Fax News: Shteti shqiptar do ketë 11% të aksioneve, s’ka fluturime për këtë vit

Para

“Skënderbeu” në ankth! Ja kur pritet të dalë përgjigjia e KAS…

Para
“Skënderbeu” në ankth! Ja kur pritet të dalë përgjigjia e KAS…

“Skënderbeu” në ankth! Ja kur pritet të dalë përgjigjia e KAS…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

Rama pret kryeministrin e Finlandës: Diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe sfidat e përbashkëta europiane

Sulmi i ri i Trump ndaj Europës: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

E trishtë/ Mjeku pediatër i QSUT ndërron jetë në krye të detyrës

‘Tim, ti je miku im, të kam trajtuar shumë mirë’, Trump i vendos kufij Apple: Ju toleruam Kinën, por jo Indinë

Fitorja e thellë e PS në Fier, Balluku ia dedikon kandidatëve: Ceno Klosi kryeson me mbi 16 mijë vota. U përfaqësuam nga njerëz që janë lindur e rritur këtu!

Tensionet në Kashar, kush janë personat me të kaluar penale që futën në kaos KZAZ 30

Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri me 940 mijë euro, kapet shqiptari

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA: Marrëveshje për të përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.