03:36 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rikonstruksioni i aeroportit, Rama të premten në Kukës. Gjici jep lajmin: Do të hapen 12 mijë vende pune

16:24 | 02/04/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rikonstruksioni i aeroportit, Rama të premten në Kukës. Gjici jep lajmin: Do të hapen 12 mijë vende pune

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pritet që ditën e premte të zhvillojë një vizitë në qytetin e Kukësit ku do të bëjë edhe inaugurimin për fillimin e punimeve pr ndërtimin e aeroportit në këtë qytet.

Lajmin e ka bërë të ditur Safet Gjici, një nga personat më të përfolur si kandidat për bashkinë veri-lindore në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Gjici përmes rrjeteve sociale,  ka ftuar qytetarët e Kukësit që të marrin pjesë në takimin që do të zhvillohet në vendin ku pritet të ndërtohet aeroporti, për të cilin ai thotë se në fazën fillestare do të hapë 220 vende punë ndërkohë që me finalizimin e punimeve do të punësohen 12000 njerëz.

Gjici shkon më tej duke shtuar se pas ndërtimit të këtij aeroporti i cili sipas tij ka një kosto prej 8 milionë eurosh, fluksi i lëvizjeve parashikohet të arrijë në 300 mijë pasagjerë në vit.

Postimi i plotë:

Ftoj të gjithë banorët e Kukësit, kudo që ndodhen, që të bëhen pjesë e takimit që do realizohet këtë të  premte, ku do jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë z.Edi Rama.

Takimi do të mbahet në orën 14:30 tek Aeroporti, ku z.Rama do të inaugurojë punimet për rikonstruksionin dhe funksionalizimin e aeroportit të Kukësit.

Ky është një nga investimet më të rëndësishme për Kukësin, që do të sjellë zhvillim ekonomik e social të Kukësit tonë.

Si i tillë, prej tij përfitojnë të gjithë, ndaj ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij eventi të rëndësishëm.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, do të ketë një investim, ku vlera e rehabilitimit do të arrijë në 8 milionë euro.

Do punësohen, fillimisht, 220 persona ndërsa në fazën finale, 12 mijë persona.

Fluksi i lëvizjeve parashikohet të arrijë në 300 mijë pasagjerë në vit.

Ndërkohë, do të sjellë çmime të ulëta dhe shërbime cilësore.

Në flasim me vepra, jo fjalë boshe dhe përgjumje.

Synimi është puna dhe veprat, për Kukësin, jo demagogjia!

#TaGëzojmëSëBashku!

#ForcaKukësi

#MëKukësinDhePërKukësin

#PërKukësinQëDuam

#PërBashkinëQëDuam

 

Etiketa: Aeroporti i Kukesitedi rama ne kukessafet gjici
Pas

‘Chanel’ e zëvendësoi shpejt Karl Lagerfeld. Kush është drejtuesja e re e markës?

Para

Reagoi ashpër se i zbuluan të dashurën, ja veprimi i radhës i Olsi Bylyku-t (Foto)

Para
Reagoi ashpër se i zbuluan të dashurën, ja veprimi i radhës i Olsi Bylyku-t (Foto)

Reagoi ashpër se i zbuluan të dashurën, ja veprimi i radhës i Olsi Bylyku-t (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.