Kreu i opozitës Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Arena” të Dritan Hilës, ka folur për rikonstruktimin e Sheshit Skënderbej.
Basha tha se projektin për rikonstruktimin e Sheshit Skënderbej e ka nisur ai më parë, ndërsa financimin po ashtu e ka siguruar ai që në vitin 2008, kur ishte ministër i Jashtëm.
“Financimet ia gjeta unë kur isha Ministër i Jashtëm. Fondet për sheshin e Tiranës, i gjeti Lulzim Basha, në 2008-ën nëse s’gaboj, që kur Rama ishte kryetar bashkie. Se ai 8 vjet kryetar bashkie nuk gjente dot një financim. Financimet ia gjeti Lulzim Basha, me kryetari e parlamentit të Kuvajtit, i cili ndërhyri tek Emiri i Kuvajtit, e bëra jo për Edi Ramën, por për qytetarët e Tiranës.
Ky e mori këtë financim 5 milion euro për sheshin. 11 vjet, ky që flet për sahatin e Tiranës, sahati nuk ka qenë akoma i prishur kur kam qenë unë kryetar bashkie. Këto janë fabula, barsoleta të Edi Ramës. Detyra ime e parë nuk ishte të merresha me zbukurime. “, deklaroi Basha. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post