Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, në përurimin e godinave 16 dhe 17 të konvikteve në Qytetin Studenti, është shprehur se synimi është që Shqipëria të jetë një qendër e ekselencës për arsimin e lartë.
Ministrja u shreh se hapësira e akomodimit me standarde bashkëkohore tërheqin studentët e huaj.
“Këto hapësira akomodimi me standarde bashkëkohore europiane e bëjnë edhe më të lehtë tërheqjen e studentëve të huaj dhe gjithashtu të atyre që kryejnë mobilitetin apo kanë programe të shkëmbimit studentor në Shqipëri”, deklaroi Manastirliu.
Ministrja u shpreh se “e kemi pasur të vështirë për të tërhequr dhe për të pasur vetë ne si institucione mundësi për të akomoduar studentë të huaj”, por theksoi se sot është mundësia që godinat të shfrytëzohen jo vetëm përgjatë vitit akademik por edhe përgjatë periudhës së verës.
Ogerta Manastirliu: Hapi dhe ambicia e radhës është kampusi i Universitetit të Tiranës, një zotim i cili do të bëhet realitet duke filluar nga viti tjetër.
Gjithashtu ajo që presim dhe që është ambicia jonë është që Shqipëria të jetë një qendër e ekselencës për arsimin e lartë, si edhe të kemi sa më shumë studentë të vendeve të tjera, studentë të huaj.
Këto hapësira akomodimi me standarde bashkëkohore europiane e bëjnë edhe më të lehtë tërheqjen e studentëve të huaj dhe gjithashtu të atyre që kryejnë mobilitetin apo kanë programe të shkëmbimit studentor në Shqipëri.
Deri dje kemi pasur të vështirë për të tërhequr dhe për të pasur vetë ne si institucione mundësi për të akomoduar studentë të huaj.
Sot ne kemi mundësi që në këto godina të mundemi të shfrytëzojmë jo vetëm përgjatë vitit akademik por edhe përgjatë periudhës së verës të gjitha këto kapacitete në funksion të grupeve studentore që vijnë dhe jashtë sezonit shkollor, si edhe të mundemi që këto godina të kenë eficensën sa i përket shfrytëzimit të tyre.
Kapacitetet e godinave janë të mëdha. vetëm në qytetin Studenti janë rreth 4000 shtretër që janë n dispozicion të studentëve.