Pas një periudhe pushimi rikthehen arrestimet për familjarët që vjedhin energjinë elektrike.
Dy persona janë vënë nën prangat e policisë së Tiranës nën këtë akuzë. Ata janë identifikuar nga policia me inicialet Y.K dhe K.T.
Arrestimi i tyre u bë pasi në banesën e tyre janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike .
Në një njoftim të uniformave blu thuhet :
“Më datë 10.07.2017,shërbimet e policisë kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale të” Vjedhjes së Energjisë elektrike ” shtetasit: – K. T. dhe Y. K., 31vjeç, banues në Tiranë”.
“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në banesë janë konstatuar ngapunonjësit e OSHEE lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.Vazhdon puna për goditjen e paligjshmërisë dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të veprave penale”, vijon më tej njoftimi i Policisë.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post