Presidenti amerikan Donald Trump, mund të hyjë sërish në telashe.
Këtë radhë për një puthje.
Alva Johnson, ish-pjesëtare e stafit të fushatës së Donald Trump, pretendon se ky i fundit e ka puthur në mënyrë arrogante, pa konsensus dhe me forcë, gjatë një takimi elektoral të vitit 2016.
Për këtë arsye, avokatët e Trump kanë publikuar videon, në të cilën dëgjohet Johnson të thotë se prej 8 muajsh ka lënë familjen e saj, për të kontribuar për fushatën e Trump.
Në video shihet edhe momenti i puthjes, që tani Johnson pretendon se ishte e papërshtatshme