Fax News informon se një bankë e nivelit të dytë është grabitur në orët e para të mëngjesit në kryeqytet.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 03:50 minuta të mëngjesit.
Autorët, 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë kërcënuar dhe dhunuar rojën, ndërsa kanë marrë kasafortën e bankës dhe paratë që ndodheshin në filial.
Pika e bankës që u grabit në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, raportohet se ndodhej brenda një biznesi.
Mësohet se persona të paidentifikuar tentuan të vjedhin kasafortën
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e grabitjes së bankës në Tiranë.
Për Fax News vjen dëshmia e rojes së objektit:
“Ishin katër persona. Më kapën në befasi. Ishin të maskuar dhe njëri prej tyre kishte armë. Ai më kërcënoi duke më vënë armën në kokë. Nuk kisha asnjë mundësi për të lëvizur. Tre personat e tjerë u futën brenda duke hapur derën me forcë dhe morën kasafortën. Më kërcënuan të mos lajmëroja policinë në atë moment. Të katërt personat ishin të maskuar.”
(E.L/Faxweb)