Grabiten para dhe telefona në një ambient të një kompanie celularësh në Vlorë. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme në momentin kur dy punonjëset po kryenin mbylljen e xhiros ditore dhe ishin drejt mbylljes së dyqanit.
Tre persona me armë dhe të maskuar kanë kërcënuar punonjëset dhe pasi kanë kryer grabitjen janë larguar duke përfituar nga errësira që ishte e pranishme në zonë.
Policia është vënë në ndjekje të autorëve, po nuk ka mundur që të kapë asnjërin prej tyre. Nuk dihet ende shuma e grabitur dhe çfarë tjetër kanë arritur të marrin grabitësit. Policia është duke hetuar për ngjarjen, dhe për identifikimin e autorëve.
(E.K/FAXWEB.AL)