Janë rikthyer sërish protestat ndaj presidentit të ri të Amerikës, Donald Trump. Pas një proteste të dhunshme gjatë inagurimit të tij ku u arrestuan 96 persona dhe pas një marshimi paqësor nga femrat para disa ditësh, një protestë tjetër është organizuar ditën e sotme në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.
Kjo protestë është organizuar nga mbrojtësit e mjedisit, por kësaj herë ka qenë më e veçantë se herët e tjera. Në afërsi të Shtëpisë së Bardhë është lëshuar një banderolë që përmbante vetëm fjalën “ RESIST”, por vendi ku është zgjedhur që të përhapet, është një skelë gjigande me një lartësi prej 50 metrash.
Edhe kjo protestë e organzuar përmban në vetvete thelbin e kundërshtimit të reformave që po ndjek Trump, sidomos në fushën e mjedisit. (K.P/Shuplaka)