20:12 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Rikthehen reshjet e borës në juglindje, si paraqitet situata e rrugëve në vend

10:21 | 16/01/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Rikthehen reshjet e borës në juglindje, si paraqitet situata e rrugëve në vend

Pas komunikimit me Drejtoritë e Rajoneve, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur paraqitjen e situatës në Rajonin Verior Shkodër, në Rajonin Qendror Tiranë dhe Rajonin Jugor Gjirokastër.

Në Rajonin Verior Shkodër: Në shumicën e akseve të këtij Rajoni qarkullohen pa zinxhirë. Qarkullohen me zinxhirë vetëm në ato akse dhe segmente ku ka prani të ngricave në rrugë. Po vazhdon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen e tyre, për shkak të rreshjeve që kanë rënë ditën e djeshme dhe që vazhdojnë të bien në disa zona.

Në Rajonin Qëndror Tiranë: Të gjitha akset e kët Rajoni qarkullohen normalisht, përveç segmenteve Qafë Mollë – Bizë dhe Vilat Qeveritare – Antenat. 

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës, ka patur rreshje bore gjatë natës, rreth 5cm. Qarkullohen me zinxhirë akset K/Boboshticë – Dardhë, Korçë – Voskopojë, Qafa e Qarrit, dhe aksi Liqenas – Dogana Goricë.

Në Llogora ka patur pak rreshje bore, që janë pastruar dhe qarkullimi është pa probleme. Pa probleme qarkullohet edhe në Muzinë. Edhe në akse të tjera të këtij Qarku nuk ka probleme për qarkullimin.

Situata në akset kombëtare sipas qarqeve:

QARKU TIRANË

Segmenti Tiranë – Qafë Priskë, qarkullimi është pa zinxhirë. Segmenti Qafë Priskë – Qafë Mollë, i kalueshëm pa zinxhirë.

Me zinxhirë qarkullohet vetëm në segmentin e fundit të këtij aksi Qafë Mollë – Bizë.

Qarkullohet me zinxhirë në segmentin Vilat Qeveritare – Antena Dajt.

Aksi Tiranë – Tuneli Elbasan, qarkullimi pa zinxhirë. Është hedhur kripë.

QARKU DURRËS

Në Qafë Shtamë dhe në Sarisalltik qarkullimi bëhet me zinxhirë. Po punohet me hedhje kripe, për shkak të ngricave.

QARKU ELBASAN

Në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, për shkak të ngricave. Në Qafë Thanë po bie borë. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në segmentin rrugor Elbasan – Tuneli, Është bërë pastrimi dhe kriposja. Qarkullimi bëhet pa zinxhirë. 

Në Elbasan – Gjinar, qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave. Në këtë aks po punohet edhe për pastrimin e gurëve të rënë në rrugë.

Në aksin Librazhd – Steblevë,  segmenti  Lunik –  Steblevë  qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë për shkak të ngricave.  

Në segmentin Gramsh – Molla Grabovë, qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave.

QARKU BERAT

Nuk ka probleme në akset e këtij Qarku.

QARKU VLORË

Në aksin Vlore– Palasë qarkullohet pa zinxhirë. Në aksin Palasë – Sarandë,  qarkullimi është pa zinxhirë.

Në të gjitha akset e Qarkut është punuar nga kontraktorët për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës.

QARKU GJIROKASTËR

Në aksin Jorgucat – Muzinë – Sarandë  qarkullimi është pa

zinxhirë.

Akset  Gjirokastër – Kakavijë dhe Tepelenë – Gjirokastër qarkullohen pa zinxhirë. Po vazhdon puna në këto akse për pastrimin dhe hedhjen e kripës.

Në aksin Valare – Erind – Çajup, segmenti Valare – Çajup

kalohet me zinxhirë. Segmenti Erind – Çajup  me zinxhire.

Aksi Përmet – Çarshovë, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

QARKU KORÇË

Ka patur rreth 5 cm borë gjatë natës.

Në këtë qark, qarkullohen me zinxhirë vetëm akset:  Ersekë – Leskovik,  Korçë – Voskopojë, K/Boboshticë – Dardhë, Liqenas – Dogana Goricë, si dhe në Qafë Qarri.

Akset e tjera të këtij Qarku qarkullohen pa zinxhirë.

Kontraktorët janë duke bërë pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore.

QARKU FIER

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.

QARKU LEZHË

Në aksin Milot – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë Vazhdon puna pa ndërprerje me  borëpastruese dhe fuqi punëtore për pastrim dhe kriposje.

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e tjera të këtij qarku.

QARKU KUKËS

Në aksin Bajram Curri – Valbonë,  mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka rënie gurësh, të cilët po pastrohen nga kontraktori. Qarkullimi kryhet pa zinxhire.

Në aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në  aksin Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit,  mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet pa  zinxhirë.

Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit – Steblevë, qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Në aksin Qafë Bualli – Krastë, qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Është hedhur kripë për shkak të ngricave.

QARKU SHKODËR

Në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen,  mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet  me zinxhirë

Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore.  Mjetet janë në gadishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje. Qarkullimi kryhet me  zinxhirë. Ka prani të erërave të forta.

Aksi Qafë Laç – Koman ka patur rënie gurësh, por është patruar nga kontraktori. Qarkullohet pa zinxhirë. Po hidhet kripë nga kontraktori për shkak të ngricave.

Në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin,  mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë vetëm në segmentin rrugor Qafë Shllak – Uji i Ftohtë (rreth 4 km). Pjesa tjetër e aksit qarkullohet pa zinxhirë.

Në aksin Qafë Mali – Fierzë, mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet  me zinxhirë. Ka prani erërash të forta dhe temperatura shumë të ulëta.

Në aksin Koplik –  Dedaj – Bogë,  rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj – Vrith kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Bogë dhe Vrith – Razëm po bëhet hedhja e kripës për shkak të ngricave.

Në aksin Qafë Mali – Fierzë, mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet  me zinxhirë. Ka prani erërash të forta dhe temperatura shumë të ulëta.

Në aksin Koplik –  Dedaj – Bogë,  rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj – Vrith kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Bogë dhe Vrith – Razëm po bëhet hedhja e kripës për shkak të ngricave.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: akset rrugoredeboraMinistria e Transportevesituata
Pas

Shtohen përgjimet me kamera në banesa, kush ka akses përveç SHIK-ut?

Para

Vdes i moshuari që u përplas me makinë nga efektivi i burgjeve në Memaliaj

Para
Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe aksidentohet, pranga 58-vjeçarit

Vdes i moshuari që u përplas me makinë nga efektivi i burgjeve në Memaliaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm për ndotjen detare! Greqia miraton planin prej 780 milionë eurosh për Egjeun dhe Jonin

Fshati zviceran Blatten shkatërrohet nga shembja e akullnajës, një person i zhdukur

Dhunohen 2 efektivë të Policisë Bashkiake në Tiranë, shpallen në kërkim agresorët

Rregulla të reja në ligjin e emigracionit në Gjermani, ndalohet ribashkimi familjar dhe natyralizimi i shpejtë

Kërkesat e Putin për paqe në Ukrainë, njëra prej tyre është ndalimi i zgjerimit të NATO-s drejt lindjes

SHBA njofton kufizim vizash për zyrtarët e huaj, Sekretari i Shtetit: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës Emiljano Ruli

Carney: Kanadaja t’i bashkohet planit të madh evropian të mbrojtjes

Për “Sterilizimin” 100 mln euro, Ilir Beqaj ndahet nga “shokët”, gjyq fillikat në GJKKO

Mbi 150 ushtarë të FSK-së do të marrin pjesë në programin JRTC në SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.