Një ushtar ukrainas ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga separatistët pro-rusë në rajonin Donbas në lindje të Ukrainës.
Në një deklaratë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës thuhet se separatistët pro-rusë dje kanë shkelur 5 herë armëpushimin.
Më tej në deklaratë thuhet se një ushtar ukrainas ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga separatistët pro-rusë në zonat Zolotoye 4, Vodiyane, Shirokino, Novomihaylovka dhe Prisepilovka të Donbasit dhe se zyrtarët e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) janë informuar lidhur me ngjarjen.