Shkrimtari shqiptar nga Prizreni, Albatros Rexhaj ishte i ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në Fax News ku në një intervistë për Rezear Xhaxhiu tregoi per arsyen e rikthimit te tij pas një shkëputjeje gati 5-vjeçare.
Rexhaj tha se ka rigjetur një besim në vetvete me të cilin beson se i shërben për t’u përballur me këdo dhe me gjithçka.
“Jam duke kërkuar një të vërtetë për veten time që të zbuloj se çfarë mund t’ju jap njerëzve. Ajo çfarë ajo mua më duhet është ajo formë besimi që ia vlen për t’u përballur me këdo dhe me gjthçka. Duhet të gjesh diçka që të motivon për t’u përballur me njerëzit që ikin përmes aeroporteve, me oligarkët në pushtet…”.
Siç edhe ndjekësit e tij mund ta kenë vënë re mungesën, pasi Rexhaj ka qenë një nga shkrimtarët më të ndjekur në rrjetet sociale, ai tha se forca e këtyre rrjeteve ka rënë, duke argumentuar se ato ndihmojnë për ti bërë njerëzit të duken interesant.
“Rrjetet sociale nuk e kanë më atë fuqi që kanë pasur vite më parë, dhe kjo është një gjë e mirë sepse një artisti i jepet mundësia të bëjë diçka qe të jetë më shumë se interesant, rrjetet sociale i bëjnë njerëzit interesant. Ne kemi fatin që ne ndodhemi në këtë epokë sespse këto ndryshime nuk ndodhin në 10 vjet por njëherë në 300 vjet.
Nuk mund të imitojmë pafundësisht ata që kanë bërë emër në letërsi. Kam gjetur zërin tim brenda vetes të cilën e kam përhapur në rrjetet sociale, ndaj thuhet se ka lindur një epokë e re e të shkruarit. Modeli i letërsisë së viteve ’70 mund të jetë shumë e mirë për kohën që është shkruar por nuk mund të flasësh për të si e arrirë në ditët e sotme. 50 vite kanë kaluar, ka ecur bota, kemi brezat që kanë lidur në liri dhe jo në diktaturë dhe nuk duan të edukohen me poezitë që kanë lexuar prindërit e tyre.
Janë dy moment në krijimtarinë time. Është momenti para lufte dhe pastaj është moment i krijimtarisë klasike dhe kjo më ka shtyrë që ti nxjerr në publik, sepse e kisha përshtypjen se po zhdukesha në atë vorbullën e madhe, ndaj kjo më ndihmoi të zbuloja veten dha ta ndaja me të tjerët krijimtarinë ime”.
Pyetjes: A ke menduar të rikthehesh me hakmarrje? Rexhaj ju përgjigj: “Hakmarrja ime e vetme është bir kurve dhe bir bushtre, unë jam këtu. Dhe e vërteta është se disa nuk do të donin të isha këtu dhe kjo më bën akoma më të fortë për të mobilizuar veten. Nuk bën armiq në mesin e njerëzve që lexojnë por bën armiq në rrethin e atyre që mundohen të shkruajnë. Nëse nuk shërben një artist për të përcjellë dashuri dhe dashamirësi nuk ëhstë artist. Jam shumë njëri luftarak por kam evoluar si njeri, sepse ka një moment kur unë kam zgjedhur ti dua njerëzit sepse nuk zgjidhen probelemet me plumba dhe me grushta se vjen një kohë kur të mbarojnë grushtat dhe plumbat”.
Rexhaj rrëfeu se ka në duar një roman i cili flet për tradhëtinë të cilin prêt që ta botojë së shpejti.
(F.GJ/FAXWEB.AL)