00:08 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rikthehet ‘arkitekti’ i gropës në ARMO, kush është zvicerani që po ‘zhyt’ sërish duart në naftën shqiptare

11:06 | 25/04/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
Naftëtarët e kompanisë ARMO letër të hapur institucioneve kombëtare e ndërkombëtare: Ndërhyni të na jepen pagat, po vuajmë për bukën e gojës, të hetohet kompania

Shfrytëzimi i hidrokarbureve shqiptare, prej më shumë se një dekade është kthyer në një skemë vjedhjeje.

Historia nis në vitin 2008, kohë kur shteti shqiptar i jep me qira rafinerinë një kompanie “serioze”.

Kompania shfrytëzon rafinerinë, nuk paguan taksat dhe më pas largohet, duke i “hapur” rrugën një tjetër kompanie e cila vjen me të njëjtën skemë.

Revista ekonomike “Monitor” në një shkrim të disa muajve më parë ka paralajmëruar se me ARMO-n po ndodh sërish e njëjta skemë grabitjeje ku në lojë qëndrojnë fshehur aktorët e vjetër.

Njëri prej tyre, zvicerano-francezi, Cristophe François Bernard Darbord, po rikthehet  si administrator i ARMO-s, për të hapur një tjetër kapitull borxhesh në krye të kësaj kompanie.

Kush është Cristophe François Darbord?

Ish-administratori i ARMO-s nga viti 2013-2015, është aksioneri kryesor i kompanisë Tosk Energji, një kompani e krijuar në qershor të vitit 2015, (kohë që përkon me largimin e tij nga drejtimi i ARMO), me aktivitet në fushën e tregtimit me shumicë të karburanteve.

Kompania e Cristophe François Darbord “Tosk Energji”- Data e themelimit përkon me kohën e largimit të tij nga ARMO

 

Aksioneri Cristophe Darbord ne kompanine “Tosk Energji”

Në 2016-n, ajo u rendit mes 200 kompanive më të mëdha në vend dhe ka deklaruar të ardhura prej 2.2 miliardë lekësh në 2016-n, sipas të dhënave zyrtare të bilancit.

“Mësohet se ky subjekt tregton naftën e përpunuar nga ARMO. Në qershor të vitit 2016, Tosk Energji e bleu CFD Conseils Sarl, një shoqëri e së drejtës zvicerane, e përfaqësuar nga z. Christophe Darbord,” –shkruan Monitor

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se ish-administratori është rishfaqur dhe ka marrë me qira  rafinerinë e përpunimit të naftës në Ballsh.

Ky nuk është vetëm një rikthim…

Ish-administratori Cristophe François Darbord ka ende të pambyllur çështjen lidhur me përgjegjësinë e tij si administrator për 2 vitet që drejtoi ARMO-n, duke hapur një gropë prej 174 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit shqiptar.

Përfshirja e ish-administratorit në sektorin e hidrokarbureve, paralajmëron një skemë të fortë mashtrimi në dëm të interesit shtetëror dhe publik.

Mbetet i paqartë roli i qeverisë shqiptare dhe se cili do jetë hapi i radhës nga ministria lidhur me futjen e një personazhi si Darbord në sektorin e hidrokarbureve, kur mbi “shpinën” e këtij të fundit rëndojnë miliona dollarë borxhe.

Do kemi vazhdimin e të njëjtit skenar apo loja do të ndryshojë?

Kjo mbetet për t’u parë…

Faxweb.al

Pas

Ish-drejtuesi i Policisë kujton vrasjen e shokëve për shkak të detyrës: Si e vranë Ilir Ngresin te dera e shtëpisë

Para

”Si e njoha unë Artan Cukun, më tha se më kishte idhull. Ishte i zoti dhe jo skuth”

Para
Vrasja e Artan Cukut, Havari: ”Shuplakë” për qeverinë, në rast se do ishte në detyrë, krimi nuk do e kishte goditur!

''Si e njoha unë Artan Cukun, më tha se më kishte idhull. Ishte i zoti dhe jo skuth"

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.