Brisida Shehaj është një nga personazhet që është spostuar më shumë në poste të drejtimit të institucioneve.
Ndërkohë që shumë shpejt ish-drejtoresha e tatimeve pritet të marrë drejtimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).
Ajo do të zëvendësojë në këtë post Genti Beqirin i cili ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i këtij institucioni. Beqiri e mbante këtë post që prej qershorit të vitit 2015.
Ndërsa Briseida Shehaj ka qenë prej 3 vjetësh në krye të Drejtorisë së Përgjithsme të Tatimeve.
Ajo e mori postin me ardhjen në pushtet të PS në 2013 dhe u largua në shtator të 2016.
Më pas u caktua si zëvendësministre e Ekonomisë dhe në fund të vitit të kaluar dha dorëheqjen. (E.K/SHUPLAKA)