Sot në mbrëmje do të luhen ndeshjet e dyta në grup të Champions League.
Në orën 18:45 do të luhen dy sfidat e para, ajo mes Salzburg dhe Real Sociedad, ndërsa në Berlin debutuesit e Union do të presin Bragën.
Në orën 21:00 do të luhen sfidat e tjera ku spikat ajo mes Napoli dhe Real Madrid në “Diego Armando Maradona”. Të dy ekipet kanë nga 3 pikë dhe sot do të ndajnë mes tyre kush do të udhëheqë grupin.
Takim tjetër interesant është ajo mes Interit dhe Benfikës. Ndërsa Bayern do të luajë në transfertën daneze ndaj Copenhagen. Manchester United do të presë në “Old Trafford” turqit e Galatasaray.
Nënkampionët e Anglisë, Arsenal do të ndeshen ndaj Lens në Francë. Hollandezët e PSV do të kenë një duel të fortë ndaj Seville, një përsëritje e çerekfinales së sezonit të shkuar në Europa League.

Discussion about this post