14:58 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rikthehet Fatos Nano, flet për mosmirënjohësit dhe kujton ndarjen ‘’Live” nga ish-gruaja

15:20 | 07/09/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rikthehet Fatos Nano, flet për mosmirënjohësit dhe kujton ndarjen ‘’Live” nga ish-gruaja

Ish-kryeministri i vendit Fatos Nano ka dhënë një intervistë me rastin e 20-vjetorit të emisionit ‘’Opinion”. Edhe pse ka 12-vite që është larguar nga skena aktive politike, duket se koha ka mbetur në vend për ish-liderin socialist.

“Është e vështirë të jesh i pari pasi të kap plumbi, po as edhe në fund nuk duhet të rrish se të marrin rob. Debati me Berishën meriton vlerësim, ishte hera e parë që drejtues të kampeve kundërshtarë kishin një takim mes tyre. Ndoshta nuk gabohem të them që intervista më e vështirë ka qenë ajo e 2001-it”, u shpreh Nano kur u pyet nga Fevziu në lidhje me të qënit një nga liderët e parë që pranonte intervistë ‘’live” në televizion.

Po ashtu ai cilësoi një nga intervistat më të vështira të tij atë të 2001 kur ‘’Live” në emision ai tregonte për ndarjen nga ish-bashkëshortja e tij Rexhina.

“Nuk më mbetet veçse të përsëris ato që kam thënë atëherë, mora një vendim që erdhi për shkak të konsumimit të martesës së parë. Për fat të mirë më në fund pavarësisht nga ajo zgjidhje me sëpatë e kemi menaxhuar me kujdes dhe sot kemi një gjendje mes dy familjeve që marrin frymë lirisht”, vijoi më tej ish-kryeministri.

Fevziu: Je penduar që je martuar sërish?

Nano: Jo se do thoja se skisha çfarë të bëja tjetër.

Fevziu: A e shihni më politikën si pasion?

Nano: Me keqëardhje jam i detyruar të pranoj se pasioni i të bërit politikë është pak larg.

Fevziu: Keni fituar apo keni humbur gjatë angazhimit tuaj në politikë?

Nano: Kam fituar dhe kam humbur, sigurisht që kam fituar miq dhe formim.

Fevziu: Njerëzit që ke ndihmuar të braktisin pasi nuk ke më pushtet?

Nano: Është një gjendje ciklike, shfaqja e parë e ndryshimit të raporteve është mungesa e mirënjohjes. Duhet të jesh i përgatitur mirë që ta përballosh emocionalisht.

Fevziu: A ju mungon pushteti?

Nano:  Nëqoftëse pushtetin do ta quajmë fuqinë për të vendosur mbi fatet e të tjerëve jo, nuk më mungon. Por nëse pranojmë që pushtet do të thotë edhe emri i mirë, edhe vazhdim shfaqjes admirimi nga njerëz shumë të rinj dhe që natyrshëm po kërkojnë një foto, sot kam mësuar selfie-t në këtë moshë prej tyre (qesh), sepse duan një foto, një provë, që dëshmitë familjarë kanë qenë të vërteta.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Fatos Nanoish-liderinano
Pas

Berisha komenton shkrimin në mediat gjermane: Rama për të fituar zgjedhjet mbushi vendin me drogë

Para

Zjarr masiv në Parkun Arkeologjik të Antigonesë, era favorizon flakët

Para
Gjirokastër, zjarr me përmasa të mëdha në kodrat me pisha në liqenin e Viroit, forcat zjarrëfikëse në vendngjarje

Zjarr masiv në Parkun Arkeologjik të Antigonesë, era favorizon flakët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Franca mbështet rishqyrtimin e Marrëveshjes së Asociimit midis BE-së dhe Izraelit

Ministrja Manastirliu në prezantimin e programit “Bridge”: Model i ri zhvillimi për kërkimin shkencor brenda universiteteve tona në bashkëpunimin me diasporën akademike

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dyshon në suksesin e bisedimeve bërthamore me SHBA-në

Rumania miraton ligjin për rrëzimin e dronëve që shkelin hapësirën ajrore – përgjigje ndaj kërcënimeve nga lufta në Ukrainë

Zgjedhjet! Celibashi, Çela dhe Dumani takim me ambasadorët e huaj: Të luftohet krimi elektoral

Mbështetje daneze për integrimin evropian të Shqipërisë, Ministri Hasani: “Forcojmë bashkëpunimin gjatë presidences daneze të BE-së”

“Të çmendur” pas Napolit, rekord kërkesash për bileta nga tifozët, në prag të ndeshjes ndaj Cagliarit

BE pranon të heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë, por me kushte të qarta

BE miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, Kallas: Duam të shohim veprime të forta të SHBA-së ndaj Moskës!

Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.