Edicioni i 22-të i Tirana International Film Festival (TIFF), një nga ngjarjet më prestigjioze të kinemasë në Shqipëri dhe rajon, do të zhvillohet nga data 22 deri më 28 shtator.
Prej këtij festivali filmi, nga më jetëgjatët në vend, përzgjidhen filma të cilët kualifikohen për të garuar në Oscar dhe European Film Awards.
Drejtori artistik i TIFF Agron Domi ka dhënë detaje për festivalin ndërsa ka treguar dhe risitë e këtij viti një prej të cilëve është inteligjenca artificiale.
“Fillon me programin e fëmijëve te Liceu. Vetë fëmijët do votojnë për filmin më të mirë të prodhuar me AI. Tirana International Film Festival do të zhvillohet në datat 22-28 shtator, ku filmat do të paraqiten në 4 ambiente. Këtë vit në festival, tre pjesëmarrje janë nga Shqipëria. Në këtë edicion të 22-të të TIFF 2024 do të shfaqen rreth rreth 220 premiera, prej të cilëve 180 janë filma me metrazh të shkurtër”, tha ndër të tjera Domi.