10:19 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rikthehet Kuvendi aktual! Sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve, zbardhet agjenda! Në shtator do të konstituohet Parlamenti i ri

09:20 | 26/05/2025
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rikthehet Kuvendi aktual! Sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve, zbardhet agjenda! Në shtator do të konstituohet Parlamenti i ri

Pas dy muajsh bllokadë të heshtur, Kuvendi i Shqipërisë pritet të rifillojë punimet me një seancë plenare më 29 maj, ora 12:00. Vendimi është firmosur para pak ditësh nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila prej marrjes së detyrës ka qenë më aktive në media sesa në sallën e Parlamentit. Paraditen e sotme kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka thirrur Konferencën e Kryetarëve, që sipas rregullores, do të vendosë për seancën më të afërt plenare.

Kjo do të jetë hera e fundit për shumë nga deputetët, përfshirë edhe kryetarët aktualë të grupeve parlamentare, që janë pjesë e Konferencës së Kryetarëve, për shkak se një pjesë prej tyre nuk arritën të fitojnë në zgjedhjet e datës 11 maj. Konferenca e Kryetarëve do të vendosë për kalendarin e punimeve gjatë muajit qershor,

kur pritet të vijojë agjenda e projektligjeve që lidhen me integrimin evropian, procesi i mbetur në mes për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, shtyrja e afatit të punës së komisioneve të posaçme për medien dhe antikorrupsionin, si dhe iniciativa të mbartura nga sesionet e shkuara.

Në këtë periudhë tranzitore, Kuvendi do të presë raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, nga ato kushtetuese e deri tek agjencitë e pavarura. Ky është një moment kyç për të bërë bilancin e veprimtarisë së tyre para legjislaturës aktuale, përpara se t’ua dorëzojnë stafetën deputetëve të rinj në shtator.

LEGJISLATURA E RE

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, Kuvendi i ri duhet të mblidhet jo më vonë se 10 ditë pas përfundimit të mandatit të legjislaturës së mëparshme. Duke qenë se mandati i Kuvendit aktual përfundon më 9 shtator 2025, seanca e parë e Kuvendit të ri pritet të zhvillohet brenda datës 19 shtator. Në këtë seancë të parë, deputetët e rinj do të bëjnë betimin dhe do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, duke shënuar fillimin zyrtar të legjislaturës së tridhjetë e dytë të Shqipërisë.

Ky rikthim vjen ndërkohë që vendi ka hyrë tashmë në periudhën post-zgjedhore dhe me një mandat parlamentar që po shkon drejt fundit. Sipas njoftimit zyrtar, seancat do të vijojnë deri më 8 korrik, duke respektuar kufirin kushtetues që ndalon shqyrtimin e projektligjeve të reja 60 ditë para përfundimit të mandatit. Kjo do të thotë se legjislatura aktuale ka vetëm pak javë kohë për të mbyllur detyrat e fundit; ndryshe, shumë vendimmarrje do t’i mbeten Kuvendit të ri.

Mandati i deputetëve aktualë përfundon më 8 shtator, datë kur do të konstituohet legjislatura e re, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Deri atëherë, publiku do të mbetet në pritje të një Kuvendi më efikas dhe më pak ceremonial. Zgjedhjet e 11 majit nxorën 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, por puna do të vijojë deri në korrik me përbërjen aktuale.

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë përmbyllur një kapitull zgjedhor me rezultat të qartë: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) del sërish forcë dominuese, duke siguruar 83 mandate në Kuvendin e ri prej 140 vendesh. Megjithatë, prania e aktorëve politikë si Adriatik Lapaj nga Nisma Shqipëria Bëhet dhe Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë sinjalizon një fragmentim të lehtë të skenës politike përtej dyshes tradicionale PS-PD. Me 812.316 vota (rreth 52%), PS ka siguruar jo vetëm shumicën e thjeshtë, por edhe numra bindës në Kuvend gati-gati shumicë të cilësuar prej 3/5 ose 84 deputetë.

Ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët e saj (PDASHM) kanë arritur vetëm 50 mandate, me një rezultat kombëtar prej 522.949 votash (33.7%). Ndërkohë, PSD ka siguruar 3 mandate (me 49.535 vota), Partia Mundësia 2 deputetë (48.489 vota), si dhe Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat (61.272 vota).

Pas

Përfundon në spital 40-vjeçari në Vorë, policia: Dyshohet se u plagos me pushkë në banesë! Sekuestrohet arma që mbante pa leje

Para

Ministri i Brendshëm gjerman me projektligj për kufizimin e ribashkimit familjar: Gjërat kanë ndryshuar! Kjo politikë merr fund tani

Para
Ministri i Brendshëm gjerman me projektligj për kufizimin e ribashkimit familjar: Gjërat kanë ndryshuar! Kjo politikë merr fund tani

Ministri i Brendshëm gjerman me projektligj për kufizimin e ribashkimit familjar: Gjërat kanë ndryshuar! Kjo politikë merr fund tani

 



Të Fundit

Sarandë/ I shiti kokainë një të miture, gjykata lë në burg shpërndarësin

Fier/ Katër administratorë farmacie në pranga për tregtim të ilaçeve të kontrabanduara

Aksident me vdekje te mbikalimi i Patokut

Fillimi i fundit apo një stabilitet i ri? Dy vjet nga dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR në Zveçan

Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Sot seancë plenare, përpjekja e 23 për konstituimin e Kuvendit

Policia e Londrës arreston pesë persona për përpjekje për të ndërprerë xhirimet e një filmi me protagoniste aktoren izraelite Gal Gadot

BB: Pavarësisht rritjes ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare jeton në varfëri më 2025

Aksident në Kurbin/ U përplas nga automjeti, ndërron jetë këmbësori! Shoferi arratiset nga vendngjarja

Shpërthim në burgun e Fushë-Krujës, dyshohet për tritol, policia ngre grup hetimor

Sot seancë plenare, e para pas zgjedhjeve/ PS dhe PD mobilizojnë deputetët për “betejat” e fundit. Bardhi e Peleshi mesazhe grupeve!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.