Rikthehet në ekran ‘’Natë me Xhaxhiun”, duke nisur që nga ora 22 e mbrëmjes së sotme në televizionin Fax News.
Vetë Rezear Xhaxhiu ka treguar në studion e lajmeve me gazetaren Armela Ferko detajet e këtij emisioni, pas një viti që ka qenë në drejtimin e emisionit të mëngjesit.
Xhaxhiu tregon se i ka munguar shumë emisioni i mbrëmjes, dhe se çdo natë do të ketë të ftuar, edhe pse preferon që politika të zërë sa më pak vend në këtë program.
Gazetari tregon se asnjëherë nuk ka qenë partizan i emisioneve të gjata, dhe formati i tij nuk do të jetë më shumë se 55 minuta, pasi njerëzit nuk mund të ndjekin një emision për një emision 2-3 orë.
‘’Rikthej ”Natë me Xhaxhiun”, është një talk show që unë e kam ideuar për 4-5 vite dhe do e rikthej në dritaren që e dua fort në Fax News. Kjo hapësirë do të risjellë Xhaxhiun e vërtetë që është i dashuruar pas dy parimeve bazë të këtij profesioni që është pavarësia dhe liria.
Do të trajtojë temat e një dite që mbyllet, është një bisedë darke, tipik i emisioneve anglosaksone jo më shumë se 55 minuta.
Do të ketë shumë sociale, dhe probleme që njerëzit kanë nevojë që t’i dëgjojnë aty ku janë, në mënyrë që të gjejnë veten. Le t’ia lëmë ekraneve të tjera të merren me politikën. Unë kam 28 vite në këtë zanat dhe vjen një moment që të zvetnohet politika, dhe kam dashur të shkoj drejt probleme sociale.
Ti e ke parë vetë sesa të mërzitshëm janë politikanët tanë, sa të lodhshëm janë ata. Do të jetë më shumë hapësirë e personazheve, unë nuk rend në drejtim të personazheve të fryra. Të ftuarit e mi kanë qenë njerëz që të nesërmen më pyesnin ‘’uau kush ishte ai që kishte ftuar”, këta janë peshqit që unë do doja që të gjuaja.
Këtu lind ajo që unë e quaj Shqipëria e mendjes, edhe në këtë sezon këta do të jenë prezent. Target grupi im është selektiv, që do të thotë është një shtresë e mesme që është e tejngopur me politikë që kërkon veten, që të shohë diçka ndryshe”, u shpreh Xhaxhiu.
Mos harroni sot në mbrëmje në 22 në ekranin e ‘’Fax News’’ ‘’Natë me Xhaxhiun”, ndërsa i pari i ftuar do të jetë gazetari Enton Abilekaj.
(E.K/FAXWEB.AL)