Rikthehet paniku i sulmeve terroriste në Belgjikë. Një person i armatosur hapi zjarr ndaj një patrulle policie në qytetin e Liezh duke vrarë dy efektivë.
Sipas mediave lokale, ka mbetur i vrarë edhe një kalimtar, por kjo nuk është konfirmuar. Burime policore raportuan se agresori është neutralizuar, ndërsa mediat pretendojnë se ai është vrarë.
Motivet e ngjarjes nuk janë zbardhur ende, por sipas dëshmitareve pasi qëlloi ndaj policëve, autori kishte marrë peng një grua. E gjitha zona ku ndodhi krimi u bllokua, ndërsa të pranishmit u larguan në panik e sipër.