14:49 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Rikthehet Parlamenti, Spiropali nuk frenon arrogancën, mbyll seancën pa debat

15:21 | 29/05/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rikthehet Parlamenti, Spiropali nuk frenon arrogancën, mbyll seancën pa debat

Parlamenti nisi punën pas zgjedhjeve të 11 majit, me një opozitë që, përveç halleve të vjetra, iu shtua edhe humbja e katërt radhazi. Edhe pse në konferencën e kryetarëve socialistët nuk treguan bonsens, demokratët tentuan që nga foltorja e Parlamentit të denonconin vjedhjen e votës së qytetarëve.

“28 deputetë nga mazhoranca, në listë të hapur dhe të mbyllur, kanë ardhur në parlament nga grupet kriminale. Më mirë të vinte këtu Troplini, Suel, Bajri”, tha Berisha. Këto akuza disa nga ministrat i kaluan me sportivitet e të buzëqeshur, si në rastin e Blendi Gonxhes.

Të njëjtën qasje kishte edhe kryetarja e Kuvendit, e cila pas fushatës zgjedhore me PS, ku humbi Kavajën dhe Kamzën, nuk arriti të përmbante nervat ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha. Duke përdorur një retorikë që shkon përtej pozicionit mbi palët që duhet të mbajë, ajo nuk tentoi as ta kamuflonte arrogancën e karriges.

Spiropali: Koha mbaroi!

Berisha: Cila kohë?

Spiropali: Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar. Ti nuk mund të vish këtu pas humbjes tënde dëshpëruese dhe turpëruese dhe të tentosh ta prishësh Kuvendin e Shqipërisë. Jo, nuk mund të flasësh siç e ke mbyllur përgjithmonë dhe me turp.

Insistimi i demokratëve për të folur për pretendimet e tyre mbi zgjedhjet parlamentare ishte i kotë, pasi Spiropali dhe socialistët janë të vendosur që të mos lënë asnjë shteg për debat me ta.

Edhe pse në seancë PS nuk e fshehu epërsinë e fitores së 11 majit, pasi u largua kryeparlamentarja Spiropali, socialistët dhe demokratët nuk u penguan që të shtrëngonin duart me njëri-tjetrin, si në rastin e Tritan Shehut me Pandeli Majkon, apo një përqafim mes Antoneta Dhimës dhe Jorida Tabakut.

Pas

Marrëdhënia Rusi-SHBA, zëdhënësi i Kremlinit: Putin nuk planifikon të zhvillojë një bisedë tjetër me Trump

Para

Ministri grek i mbrojtjes paralajmëron: SAFE mund të jetë një “derë e pasme” për aspiratat turke

Para
Ministri grek i mbrojtjes paralajmëron: SAFE mund të jetë një “derë e pasme” për aspiratat turke

Ministri grek i mbrojtjes paralajmëron: SAFE mund të jetë një “derë e pasme” për aspiratat turke

 



Të Fundit

Shkodër/ Asgjësohen 1233 bimë kanabisi, nis hetimi ndaj specialistit të pyjeve dhe rojës mjedisore

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite shtyn vizitën në Bregun perëndimor, pas ndërhyrjes së Izraelit

Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Hapet sezoni turistik në bregdetin e fierit, “Festa e Valëve” në Darëzezë mbledh dhjetëra pjesëmarrës

Gastronomi, kulturë dhe argëtim/ Rikthehet Festa e Midhjes në Ksamil

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

Siguria shëndetësore gjatë sezonit turistik, Koçiu: Kontrolle të vazhdueshme për kushtet higjieno-sanitare

Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Kisha është e plagosur, jini të besueshëm

Anëtarët e PD në KAS rrëzuan kërkesat e kandidatëve të opozitës, Berisha: Vepruan sipas ligjit, e ndalon kodi zgjedhor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.