Në protestën e kësaj të enjte të mbajtur para Parlamentit nga opozita nën thirrjet e protestuesve “Liri Demokraci!”, “E duam Shqiperinë si gjithë Evropa!”, “Rama ik! Rama ik! Rama ik!”, një ndër personat të cilët kanë marrë fjalën përballë protestuesve ka qenë edhe themeluesi i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht ish-deputeti i saj Aleksandër Biberaj.
I rikthyer në PD me zgjedhjet e Këshillit Kombëtar të mbajtura pak kohë më parë, Biberaj në fjalën e tij ka dhënë një mesazh për partnerët ndërkombëtar të Shqipërisë, duke u shprehur se “ opozita si një ndër partnerët kryesor të tyre, bazuar në vlerat e lirisë dhe demokracisë, po përgatit programin më të mirë elektoral, për zgjedhjet që do të jenë së afërmi”.
“Kam një mesazh për partnerët europianë. PD është themeluar në dhjetor të vitit ’90, bazuar në vlerat e lirisë dhe demokracisë, në vlerat euro-atlantike. Miq ndërkombëtar, parimet e demokracisë nuk dhurohen, por fitohen, siç është fituar e drejta e votës, e grave, e njerëzve me ngjyrë. Ne jemi partnerë dhe aleatë me ju, aleatët tanë janë Uashingtoni, Berlini, Brukseli dhe Strasburgu. Opozita po përgatit programin më të mirë elektoral, për zgjedhjet që do të jenë së afërmi”, ka thënë Biberaj.
Discussion about this post