Ish deputeti i PD, Agron Kapllanaj, nëpërmjet një lidhje “skype” për studion e Fax News, ka folur mbi zhvillmet e fundit në PD dhe Kuvendin e mbajtur në datën 30 Prill.
Kapllanaj tha se organizimi i datës 30 prill ishte thjesht një shfaqje, ndërsa nuk u shpreh entuziast për rikthimin e figurave të njohura si Jozefina Topalli apo Arben Imami duke thënë më tej se këta të fundit kishin shkaktuar humbjen e PD-së në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Pyetje: Si e shihni ju kuvendin e organizuar në 30 Prill?
Kapllanaj: Berisha bëri atë shfaqjen e rradhës dhe nuk ka asgjë të re përveçse ka hedhur themelet e një partie të re.
Pyetje: Si e shikoni ju rikthimin e figurave si Topalli apo Imami në PD?
Kapllanaj: Janë rikthyer pranë doktorit të gjithë ata që i kanë shkaktuar humbjen PD-së në 25 Prill. Këtu më lind dyshimi se ata këtë gjë e kanë bërë me miratimin e doktorit. Fakti që kanë shkuar në foltoret e tij, do të thotë se ata kanë marrë miratimin e tij. Ose mbase nuk e dinë akoma se nga listat e deputetëve i ka hequr vetë ai.
Pyetje: Komenti juaj mbi mungesën e 35 deputetëve të grupit parlamentar të PD në Kuvendin e 30 prillit
Kapllanaj: Unë sapo e dëgjova atë ditë u ndjeva mirë. Sepse deputetët e PD kanë marrë votat jo vetëm të demokratëve. Kuvendi i mbajtur nga Berisha nuk përfaqëson demokratët. Demokratët janë përfaqësuar nga ata 35 deputetë që refuzuan të ishin pjesë e atij Kuvendi.