19:16 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rikthimi i vizave, deputetja demokrate: Turpi më i madh i kësaj qeverie, shumë shpejt do të kthehen edhe skafet dhe trafikimi njerëzor

22:57 | 19/08/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama thirrje grave matjane të votojnë PS, deputetja e PD i kujton Shukri Xhelilin

Një tjetër eksponente nga Partia Demokratike ka ngritur zërin pas lajmit se Hollanda ka kërkuar kthimin e vizave për shqiptarët. Bëhet fjalë për deputeten Dhurata Çypi, e cila fajëson kryeministrin Edi Rama, për krijimin e mundësisë që Shqipërisë t’i rikthehen vizat.

Çypi kujton radhët e gjata që formoheshin deri para 2010-ës, pranë ambasadave në Tiranë nga njerëzit që donin të pajiseshin me viza.

Rikthimin e vizave pas 7 vitesh tashmë liberalizim të tyre, deputetja demokrate e cilëson si turpin më të madh të kësaj qeverie.

“Sot jemi në pragun e rivendosjes së vizave dhe nëse kjo qeveri arrin “suksesin ” e madh të kthimit të vizave , shumë shpejt Shqipëria do të ketë edhe kthimin e skafeve dhe trafikimin njerëzor.
Ky është turpi më i madh i kësaj qeverie që me vetëdije po i dënon shqiptarët.”, shkruan deputetja.

Më herët për këtë çështje reaguan edhe ish-kryeministri Sali Berisha, Jozefina Topalli, Jamarbër Malltezi dhe Arben Ristani.

Kujtojmë se policia dhe prokuroria në Amsterdam kërkojnë nga qeveria pezullimin e vizave për shqiptarët. Këtë kërkesë e kanë bërë përmes një raporti dërguar qeverisë.

Sipas autoriteteve holandeze, shqiptarët gjithnjë e më shumë luajnë një rol të rëndësishëm në trafikimin e drogës. Udhëtimi lirshëm në Holandë konsiderohet si një nga arsyet kryesore që ka sjellë këtë rritje të kriminalitetit në këtë vend. 

REAGIMI I ÇUPIT

Rikthim në vitet e para pas rrëzimit të regjimit komunist, Edi Rama i heq vizën Shqipërisë.

Akoma janë të gjalla në memorien e mijëra shqiptarëve radhët e gjata pranë Ambasadave në Tiranë për tu pajisur me vizë. 
Burra , gra , fëmijë, të rinj e të reja rrinin me ditë të tëra në pritje pas dyerve.
Dikush për nevoja emigrimi , dikush për tu bashkuar me familjen apo dhe për një vizitë shëndetësore. Të rinjtë në përpjekje për shkollim.
Viti 2010 ishte viti i çlirimit të madh. Liberalizimi i vizave për Shqiptarët ishte ëndërr që u bë realitet.
Sigurisht që ky liberalizim ishte si rrjedhojë e një pune të jashtëzakonshme dhe reformave të mëdha të Qeverisjes së Partisë Demokratike.
Sot jemi në pragun e rivendosjes së vizave dhe nëse kjo qeveri arrin “suksesin ” e madh të kthimit të vizave , shumë shpejt Shqipëria do të ketë edhe kthimin e skafeve dhe trafikimin njerëzor.
Ky është turpi më i madh i kësaj qeverie që me vetëdije po i dënon shqiptarët. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Dhurata Cupi
Pas

Mbeturinat digjen në mes të ditës, Lushnja mbulohet nga tymi (VIDEO)

Para

Stoke City mund Arsenalin, Xherdan Shaqiri lëndohet në lojë (VIDEO)

Para
Stoke City mund Arsenalin, Xherdan Shaqiri lëndohet në lojë (VIDEO)

Stoke City mund Arsenalin, Xherdan Shaqiri lëndohet në lojë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.