I ftuar në emisionin, “Tonight” Ilva Tare”, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është shprehur se shqiptarët nuk kanë arsye që të frikësohet për rikthimin e regjimit të vizave.
Ads by Revcontent
Sipas tij, lajmet për kërcënime nga Holanda dhe nga Franca nuk kanë asnjë bazë reale. “Në dijeninë time nuk ka asnjë shqetësim zyrtar, as nga Franca dhe as nga Holanda.
“Unë kam marrëdhënie shumë korrekte me të dy homologët dhe nuk kanë patur asnjë shqetësim zyrtar për këtë çështje. Shqiptarët nuk kanë arsye të frikësohen”, ka thënë Xhafaj.
(S.SH/Shuplaka)