“Opozita nuk do ta njohë qeverinë e re”. “Rilindja Demokratike”, oorgani zyrtar mediatik i PD-së ka shkruar se Lulzim Basha do të bëjë një betejë të ashpër politike gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme.
“Rilindja Demokratike” e argumenton këtë duke iu referuar deklaratave të fundit të Lulzim Bashës si kandidat për kreun e Partisë Demokratike. “RD” thekson se herët a vonë do të kërkohet një zgjidhje të re politike.
“Deklarata e Bashës paralajmëron një betejë të ashpër politike gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme. Delegjitimimi i zgjedhjeve të 25 qershorit nga pozita, e bazuar në fakte të plota të manipulimit dhe blerjes së votave do të kërkojë herët apo një vonë një zgjidhje të re politike”, shkruhet në shkrim.
Më tej në shrkim theksohet se edhe vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë një raport shumë kritik në lidhje me ecurinë dhe manipulinim e zgjedhjeve.
“Deklaratat e Bashës vijnë edhe pas raportit mjaft kritik të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, të cilët po ashtu konfirmonin manipulimin e zgjedhjeve nga Rama dhe blerjen e votave, si dhe kërcënimet e votuesve. Takimi me demokratët e Tiranës në zonën e Vorës, Kombinatit, Kasharit, Dajtit e Farkës ka qenë ndalesa e radhës e kryedemokratit Lulzim Basha, si pjesë e turit të fushatës për kreun e PD.”, shkruan më tej në shkrim.
“Mos njohja e një qeverie të re”, në këtë shkrim argumentohet edhe duke iu referuar deklaratës së Eduard Selamit, i cili shprehet: “Në takimet me strukturat e Qarkut të Tiranës, kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Eduard Selami, ka theksuar se platforma e tij synon të rikthejë të djathtën në identitet. Partia Demokratike, tha ai, po shkon nga humbja në humbje, pasi ka braktisur shtyllat kryesore, nga çështja e pronave deri tek të përndjekurit”.
Kjo gazetë përsa i përket peticioneve kundër Bashës thekson se “kjo është një fushatë skandaloze me qëllim demotivimit e bazës demokratëve në kohën kur po zhvillohet fushata për zgjedhjet e kreut të PD ka nisur në disa qarqe të vendit”.
“Një peticion me emrat dhe firmat e anëtarëve të Partisë Demokratike në Korçë u publikua një ditë më parë në media. Në peticion kërkohej të “anulohej procedura farsë që ka nisur Lulzim Basha për votimin për kryetar”, shkruan ‘RD’. (J.V/Shuplaka)