Pavarësisht sulmeve gjatë fushatave elektorale, nënkryetari i Partisë Socialiste për Interim me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar Socialistët për 26-vjetorin e partisë.
Ai thekson se Rilindja e tepsisë nuk mund të tjetërsojë simbolet e kësj partie.
Postimi i plotë
Mirënjohje e nderim për socialistët shqiptarë dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë, në ditën e themelimit të kësaj kështjelle të qëndresës e heroizmit, te solidaritetit e humanizmit,që ka meritën historike të ringritjes së shtetit pas rrënimit total që shkaktoi rregjimi i Berishës më 1996 dhe 1997 dhe që e bëri Shqipërinë aleate të NATO-s në luftën për çlirimin e Kosovës, vlera të cilat Rilindja e tepsisë as nuk mund ti tjetërsojë dhe as nuk mund ti mohojë duke ndrruar ngjyrën e flamurit apo simbolet e Partisë Socialiste. (S.SH/Shuplaka)