10:40 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Rilindja po i zhyt shqiptarët thellë e më thellë në varfëri”, Meta: Shporrja e kësaj bande është e vetmja rrugë për t’u ndarë me korrupsionin

13:25 | 18/09/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A jeni takuar me Berishën? Meta: Kemi një kimi të mrekullueshme, jemi online…

Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar një status në rrjetin social “facebook” ku ka komentuar raportin e Agjencisë Europiane të Statistikave ku Shqipëria kryeson me numrin e personave të rrezikuar nga varfëria.

Meta tha se e vetmja rrugë për t’u ndarë me korrupsionin që ai e konsideron “galopant” është rrëzimi i qeverisë.

Ilir Meta:

Shqipëria, sipas Agjencisë Europiane të Statistikave, kryeson në kontinent me 43% të popullsisë së saj të rrezikuar seriozisht nga varfëria dhe përjashtimi social. Situata është edhe më e rëndë nëse i referohemi faktit se aktualisht 67% e shqiptarëve jetojnë sot me të ardhura nën dhe deri në 5.5 dollarë në ditë. Laku i varfërisë shtrëngohet çdo ditë dhe më shumë nga rritja abuzive dhe e pandalshme e çmimeve, si dhe nga mungesa e paketave sociale efektive të ndihmës për çdo kategori në nevojë.

Rilindja po i zhyt thellë dhe më thellë shqiptarët në pasiguri dhe varfëri, sepse qëllimi i saj është vetëm vjedhja papushim e taksave të tyre për veten, klientët dhe oligarkët e saj. Ndërkohë që sipas Eurostat, 43% e popullsisë rrezikohet nga varfëria, Edi Rama paguan çdo ditë 80.000 euro pronarët në arrati të inceneratorëve fiktivë, “kryeveprën” e aferës së tij korruptive.

Shantazhet absurde të tij për fëmijët dhe prindërit, që të mos bëjnë shënime në librat e shkollës se do të kenë sanksione apo thirrjet për kursim të energjisë duke “shpikur” shembuj nga Zvicra se si qytetaret futen në burg për ngrohjen me kondicioner tregojnë degradimin e pashpresë të regjimit më të korruptuar në kontinent që shton shpenzimet e luksit dhe aferat korruptive në këto kohë krizash.
Shporrja e kësaj bande të korruptuar dhe të inkriminuar është e vetmja rrugë për t’u ndarë pergjithmonë me korrupsionin galopant, varfërinë në rritje dhe përjashtimin social të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Pas

Besnik Dervishi tërhiqet nga gara për gjyqtar të gjykatës Kushtetuese

Para

Sot luhet derbi madrilen, formacionet e “rivalëve të përjetshëm”

Para
Sot luhet derbi madrilen, formacionet e “rivalëve të përjetshëm”

Sot luhet derbi madrilen, formacionet e "rivalëve të përjetshëm"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta kundër narkotikëve në vend, asgjësohen mbi 16 mijë bimë kanabis në Shkodër

Tentoi të korruptojë policin me 10 euro për të kaluar doganën e Vërmicës, policia e Kosovës arreston shtetasin shqiptar

Ukraina godet depot e naftës pranë Detit të Zi në Rusi

Automjeti përplaset me motomjetin në aksin “Shkodër-Velipojë”, lëndohet një person

Nuk ka vonuar hakmarrja e Rusisë ndaj Ukrainës pas sulmeve me dronë në depon e naftës në Soçi. Të paktën shtatë persona janë plagosur dhe ndërtesa banimi janë shkatërruar pasi një sulm me raketa goditi qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv. Guvernatori i rajonit, Vitaly Kim postoi pamje në platformën Telegram, ku shihen ndërtesat e shkatërruara dhe të rrethuara nga rrënojat. Nga ana tjetër, forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia kishte lëshuar 76 dronë sulmues dhe shtatë raketa kundër Ukrainës gjatë natës .Njësitë e mbrojtjes ajrore shkatërruan 60 dronë dhe një raketë, shtoi forca ajrore. Mykolaiv ndodhet në jug të Ukrainës, në veriperëndim të Krimesë dhe jo shumë larg Odesës dhe Khersonit.

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por dogji edhe 170 rrënjë ullinj, arrestohet 65-vjeçari në Divjakë! Në pranga edhe një tjetër nga Mallakastra (EMRAT)

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Fushë Milot! Plagoset njëri prej shoferëve, dërgohet te Trauma

Rusia hakmerret ndaj Ukrainës, bombardon qytetin e Mykolaivit, plagosen shtatë persona

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier, zona mbulohet nga tymi, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Humbi kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, lëndohet i moshuari në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.