Deputeti i PS-së, Erjon Braçe që në mëngjes sot ka ironizuar ish-kreun e LSI-së, Ilir Meta pas deklaratave të forta që dha dje nga mitingu elektoral i Tiranës, kur e quajti Rilindjen e Ramës si sëmundja “Ebola”.
Braçe ka theksuar se “partia e të varfërve dhe të varfërit e zyrave të bujqesisë, janë të zënë. Një pjesë po numërojnë paratë e ditës, të tjerët po kërkojnë Ebolen t’i japin ndonjë lekë!”.
POSTIMI I BRAÇES:
Si oligark qe jam,
po ndjek ujin ne Degen e Krutjes, Degen e Terbufit, Degen e Lushnjes,
parcele me parcele, kudo.
Rrapeza qe ishte problem, u zgjidh!
Me radhe kudo per te ndihmuar bujqit ne punen e tyre.
Keta te tjeret,
domethene partia e te varferve dhe te varfrit e zyrave te bujqesise, jane te zene;
Nje pjese po numerojne parate e dites,
te tjeret po kerkojne Ebolen ti japin ndonje lek! (J.V/Shuplaka)